Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski e cilësoi situatën në Donbas si “jashtëzakonisht të rëndë”, duke e përsëritur rëndësinë e furnizimit me armë për të mbrojtur vendin, transmeton MIA.
„Situata në Dobas është jashtëzakonisht e rëndë. Të gjitha forcat të cilat akoma i ka armata ruse janë dërguar atje… dëshirojnë të shkatërrojnë gjithçka“, tha Zelenski.
Ai e përsëriti se furnizimi i Ukrainës me armë të rënda është investimi më i mirë për ruajtjen e stabilitetit global në botë dhe, siç tha, “parandalimin e krizave shumë të vështira që Rusia ka për qëllim t’i provokojë”.
Përfaqësuesit e mbrojtjes ukrainase paralajmërojnë se sulmi rus në Ukrainën Lindore për momentin është në fazën më intensive dhe potencialisht mund ta caktojë fatin e vendit.
Moska vendosi ta intensifikojë ofensivën në Donbas në Ukrainën lindore, pasi i tërhoqi forcat nga rrethina në dy qytete të mëdha, Kiev dhe Harkov.