Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Zhozep Borel, sot e kategorizoi si “krim masiv lufte” sulmin rus ndaj qytetit bregdetar ukrainas Mariupol, njofton MIA.
“Ajo që po ndodh tani në Mariupol është krim i madh lufte, po shkatërrohet gjithçka, po bombardohet, po vritet”, tha Boreli në fillim të takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së.
Qeveritë e shteteve anëtare të BE-së këtë javë do të mbajnë një varg takimesh dhe mbledhjesh në të cilat do të shqyrtohet mundësia për vendosje të embargos së importit të naftës nga Rusia për shkak të pushtimit ndaj Ukrainës.