Presidenti amerikan, Xho Bajden në fjalimin e djeshëm me rastin e krizës ruso-ukrainase theksoi se ende ekziston mundësi e madhe për sulm rus ndaj Ukrainës, por se SHBA-ja dhe partnerët do të “vazhdojnë me diplomaci”njofton MIA.
“SHBA-ja është e gatshme, çka do që të ndodhë. Ne jemi të gatshëm me diplomaci, të kyçemi në diplomacinë me Rusinë dhe aleatët dhe partnerët tanë në mënyrë që ta përmirësojmë stabilitetin dhe sigurinë në Evropë si tërësi. Dhe ne jemi të gatshëm me vendosmëri t’i përgjigjemi sulmit rus për Ukrainën, gjë që ende është mundësi e madhe. Të gjitha ngjarjet nga disa javët dhe muajt e fundit, ajo ishte qasja jonë dhe mbetet qasja jonë tani”, theksoi Bajden.
Ai theksoi se ende nuk ka konfirmim se njësitë ushtarake ruse po kthehen në bazat e tyre, theksoi presidenti amerikan. Bajden përsëriti se nëse Rusia kryen invazion, SHBA-ja është e gatshme të vendosë sanksione.
“Nëse Rusia me të vërtetë kryen invazion në ditët dhe javët në vijim, çmimi njerëzor për Ukrainën do të jetë i madh. Ndërsa shpenzimi strategjik për Rusinë gjithashtu do të jetë tejet i madh. Nëse Rusia e sulmon Ukrainën, do të hasë në dënim të madh ndërkombëtar. Bota nuk do të harrojë se Rusia zgjodhi vdekje të panevojshme dhe shkatërrim”, potencoi Bajden.
Ai qartë bëri me dije se SHBA-ja nuk po tenton ta rrisë destabilitetin.
“Më lejoni të jem njejtë i qartë për atë që nuk e bëmë: SHBA-ja dhe NATO-ja nuk janë kërcënim për Rusinë. Ukraina nuk e kanosë Rusinë. As SHBA-ja, as NATO-ja nuk kanë raketa në Ukrainë. Ne nuk kemi, nuk kemi plane t’i vendosim atje. Nuk e shënjestrojmë popullin e Rusisë. Nuk dëshirojmë ta destabilizojmë Rusinë. Qytetarëve të Rusisë: Ju nuk jeni armiku ynë. Nuk besoj se dëshironi luftë të përgjakshme, destruktive kundër Ukrainës”, theksoi Bajden.
Ai theksoi edhe se konfrontimi në Evropë do ta çrregullojë tregun energjetik në SHBA. “Populli amerikan duhet të dijë se mbrojtja e lirisë dhe demokracisë ka çmim. Nuk do të them se kjo do të ishte pa dhimbje, por do të ndikojë në çmimet e energjensëve”, theksoi Bajden.
Ai shtoi se prandaj SHBA-ja po bën hapa për uljen e presionit ndaj tregut energjetik në vend, po bisedohet me prodhuesit që të ulen çmimet e derivateve … Ky është shkaku edhe për bashkim të republikanëve dhe demokratëve, theksoi Bajden. Ai shtoi se do të parashtrojë nismë në Kongres për siguri energjetike në SHBA, në rast të konfrontimit në Evropë.