Ministri i Punëve të Brendshme dhe nënkryetar i LSDM-së, Oliver Spasovski vlerëson se nuk duhet të jetë pjesë e udhëheqësisë së re të partisë.
Ai dje në emisionin “Klik plus” në TV 21 deklaroi se në ekipin e ri të LSDM-së duhet të jenë njerëz të rinj të cilët kanë energji dhe një vizion më ndryshme dhe të cilët janë ndërtuar dhe rritur me partinë. “Kryetarit të ri duhet t’i jepet mundësia, siç e ka marrë përgjegjësinë për të qenë lider dhe ta kryesojë partinë, t’i jepet e drejta e plotë në zgjedhjen e ekipit të tij. Këtë zgjedhje duhet mbase ta bëjë prej njerëzve të rinj dhe prandaj vlerësoj se nuk duhet të jem pjesë e ekipit të ri me qëllim që të mos e ngarkojmë as kryetarin, as ekipin e tij”, tha Spasovski.