Komisioni historik është i rëndësishëm por nuk mund të flasim për histori dhe vetëm për histori, dhe përmes suksesit të këtij komisioni historik të vlerësojmë nëse dikush meriton të hyjë në BE. Që këtu e përshëndes qasjen e kryeministrit të ri bullgar, Kirill Petkov se historia nuk duhet të jetë kanali i vetëm i komunikimit midi Shkupit dhe Sofjes dhe pres sa më parë, nëse këtë ose muajin tjetër, të hyjmë në realizimin praktik konkret të planit të tij, deklaroi sonte presidenti Stevo Pendarovski në intervistën për “Top tema” në TV Tellma.
“Tek Petkov janë dy komponentë, një është korniza kohore, gjë që nuk më befasoi, dhe dy është rreth përmbajtjes dhe atë e kam përshëndetur, pasi fjalia e parë të cilën kryeministri i ri bullgar e tha, është se nuk guxojmë të bisedojmë me Maqedoninë e Veriut vetëm përmes këtij kanali të ashtuquajtur historik dhe foli për formimin e grupeve të punës. Mendoj se kjo është qasje e shkëlqyer, pasi nëse vjen një njeri i cili thotë se nuk do të flasim vetëm për përkatësinë etnike të Mbretit Samuil dhe të Goce Dellçevit, por do të flasim edhe për shumë punë të cilat i tangojnë qytetarët tanë, energjinë, infrastrukturën, arsimin, shëndetësinë, investimet…, kjo sipas meje është qasje më moderne prej asaj që e kemi para deri para ca kohësh me qeverinë paraprake. Unë nuk them, edhe Petkovi nuk thotë se ata nuk do t’i mbrojnë interesat nacionale bullgare, këtë e ka thënë disa herë. Por le të bisedojmë në më shumë fusha edhe për kriteret reale sipas së cilave fillojnë negociatat dhe hyhet në BE”, vlerësoi Pendarovski. Lidhur me afatin prej gjashtë muajsh, që Petkov e vendosi për zgjidhjen e çështjes me Shkupin, Pendarovski thotë se kjo sipas tij është propozim afat.
“Ky afat është propozim sipas meje pasi këto biseda që i kishim me Bullgarinë nga viti 2017 që kur është nënshkruar marrëveshja bilaterale, deri sot, veçanërisht për këtë një vit e gjysmë dhe jo vetëm në komisionin historik edhe jashtë tij, kemi pasur vetëm dy sesione të përbashkëta të të dyja qeverive në të cilat bëhej vlerësimi i asaj që është arritur me atë marrëveshje. Do të thotë, ne bisedojmë për shumë çështje dhe mendoj se nuk ka ndonjë çështje për të cilën do të kishte befasi të madhe. Problemi ishte në atë që Bullgaria e imponoi qasjen vetëm nëse historianët në Komision thonë “mundet”, atëherë ne mund të fillojmë negociata”, tha Pendarovski.
Prandaj, vazhdoi presidenti, e mbështes atë që për disa javë mund të pastrohen këto kontroversione dhe mund të vazhdojnë këto grupe pune edhe më tej të punojnë pasi të fillojmë të negociojmë, por e përsëriti se nuk duhet të harxhohemi me atë që kanë qenë në vitin 1901 ose 1903. Lidhur me kërkesat e Bullgarisë “pesë plus një”, ai thotë se përgjigjet dhe pikëpamjet tona janë dërguar për ato “pesë plus një” pika, por nga Sofja nuk ka asgjë zyrtare si përgjigje.
“Nga Soja mbrapsht nuk është marrë asgjë, edhe pse pati spekulime edhe prej funksionarëve të lartë se diçka është marrë, unë si institucion nuk kam marrë asgjë, as verbalisht as me shkrim. De fakto praktikisht përgjigjen e marrim edhe sot edhe dje me veton më të re të Bullgarisë. Është e qartë se nuk u pëlqejnë ato përgjigje të cilat ne ua kemi dërguar për këto disa pika, megjithatë bëhet fjalë për linja të kuqe prej të cilave nuk mund të dalë askush, kështu që edhe në shkurt edhe në mars kur të vihen këto pesë, gjashtë masa në tryezë, përgjigjja jonë do të jetë identike”, decid Pendarovski. Lidhur me atë nëse mund të presim zhvendosje të pozitave, duke e pasur parasysh edhe atë që Bullgaria ka dorëzuar dhe kushte të veta në kornizën negociuese në Bruksel me ç’rast thuhet se madje edhe nëse miratohet korniza, nuk do të thotë se do të fillojnë negociatat, Pendarovski tha se bëhet fjalë për retorikën e njëjtë dhe se që vitin e kaluar kur Bullgarët për herë të parë paralajmëruan zgjedhje të parakohshme parlamentare në prill, apeli i tij i parë ka qenë të mos shpresojmë në zgjidhje të shpejtë.