Shefi i shtetit Stevo Pendarovski këtë mëngjes arriti për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku u pritë me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani – Sadriu.
Siç njofton raportuesi special i MIA-s nga Prishtina, pas pritjes zyrtare, Pendarovski dhe Osmani – Sadriu mbajtën takim tet-a-tet, me çka u realizua edhe mbledhja plenare e delegacioneve të dy shteteve. Siç kumtoi kabineti i shefit të shtetit, përskaj takimit me presidenten Osmani – Sadriu, Pendarovski do të mbajë takime edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Në suaza të qëndrimit në Kosovë, presidenti Pendarovski në Pejë do ta vizitojë Komandën Rajonale të KFOR-it në Perëndim dhe pjesëtarët e kontingjentit të Maqedonisë së Veriut në përbërje të Misionit.