Në kuadër të konferencës së CIVIL-it “Perspektivat 2022”, e cila mbahet në Qendrën Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë në Shkup, mbahet panel diskutimi “Një shoqëri për të gjithë – e tashmja dhe perspektivat”.
Robert Allagjozovski – Koordinator kombëtar për interkulturalizëm dhe Një shoqëri, thotë se Strategjia për një shoqëri është e gjallë dhe funksionon.
“Strategjia i përgjigjet problemeve të viteve të kaluara, gjuhës së urrejtjes, diskriminimit, intolerancës etnike. Strategjia nuk është trill, me këtë duhet të merren të gjithë qytetarët.
Strategjia filloi të zbatohet në vitin 2020, por ne u përballëm me një problemin e quajtur pandemi. Edhe zgjedhjet ndikuan në zbatimin e Strategjisë. Kemi arritur shumë në vitin 2020, por mund të kishim bërë edhe më shumë. Në vitin 2021 patëm një vit të qetë, pandemia u qetësua pak. Planifikojmë që në vitin 2022 t’i përfundojmë afatet për zbatimin e Strategjisë, nëse nuk kemi më shumë probleme me pandeminë apo krizën ekonomike”, thotë Allagjozovski.
Xhelal Hoxhiq – zëvendësdrejtor i Agjencisë për zbatimin e të drejtave të bashkësive, thotë se është shumë e rëndësishme që të funksionojë Agjencia për të drejtat e komuniteteve më të vogla. Agjencia do të ndajë rreth 2 milionë denarë për mbështetjen e organizatave joqeveritare. Ai theksoi se kanë rinovuar bashkëpunimin me OSBE-në.
Eli Çakar – Këshilltare shtetërore në Ministrinë e vetëqeverisjes lokale, thotë se vetëqeverisja lokale ka një rol të rëndësishëm në zbatimin e Strategjisë për një shoqëri për të gjithë.
“Çdo qytetar duhet të ketë ndjenjën e përkatësisë, qoftë në nivel lokal apo kombëtar. Përfaqësuesit e sektorit të shoqërisë civile kanë vepruar shumë realisht në drejtim të krijimit të Strategjisë. Nga kjo rrjedh se kapacitetet e institucioneve dhe shërbimeve vendore duhet të forcohen. Ne duhet të shohim se si mund të vëmë në funksion Komisionet për marrëdhëniet ndërkomunitare. Këto Komisione në fakt as që funksionojnë. Ligjërisht, 18 komuna kanë detyrime aty ku janë mbi 20 për qind komunitete pakicë. Pas 20 vitesh, ambienti ka ndryshuar. Tani theksi është në cilësinë e jetës, ato Komisione duhet të kenë detyrë të promovojnë tolerancën etnike, bashkëjetesën…,” tha Çakar.
Marina Tuneva – Drejtoreshë ekzekutive e KEMM-së dhe eksperte, thotë se këto çështje duhet të diskutohen në vazhdimësi.
“Interkulturalizmi kërkon përgjegjësi nga të gjithë. Përgjegjësia individuale domosdo duhet pranuar. Një nga sfidat dhe vështirësitë është informimi i njëanshëm i medias. Problem është edhe senzacionalizmi, edhe kur raportohet për diversitet vihet re sensacionalizëm. Mediat duhet të kërkojnë nga folësit që një problem i caktuar të jetë nga bashkësitë e ndryshme etnike”, tha Tuneva.
Lulzim Haziri – Drejtor ekzekutiv i organizatës qytetare ADI nga Gostivari, thotë se është mirë që edhe sektori i shoqërisë civile kontribuon në promovimin e multikulturalizmit.
“Maqedonia është një shtet që duhet të përballet me diversitetin që ka, ne nuk mund të shpëtojmë nga ky konglomerat i madh i diversitetit dhe mendoj se Qeveria është e detyruar të krijojë kushte të favorshme për zbatimin e Strategjisë. Diversiteti duhet të jetë qëllimi ynë në krijimin e aktiviteteve tona të ardhshme. Multikulturalizmi është një gjë e shtrenjtë. Kreativiteti i sektorit të shoqërisë civile është shumë i rëndësishëm dhe bashkëpunimi me shtetin duhet të thellohet”, tha Haziri.
Xhabir Deralla – kryetar i CIVIL-it, thotë se strategjia Një shoqëri për të Gjithë është e para në llojin e saj, e cila nuk imponohet nga jashtë, apo shkaktohet nga tektonika, por shkaktohet nga krijues të brendshëm. “Në strategjinë mund të gjendet secili, por fatkeqësisht kushtet e tjera nuk e lejojnë këtë. 178 dokumente ndërkombëtare janë renditur si bazë për këtë Strategji.
Në 12 nga 28 aktivitetet në Strategji në, mungesa e vullnetit politik është deklaruar si rrezik, në arsim – rezistenca, gjegjësisht mungesë interesimi nga mësimdhënësit”, tha ndër të tjera Deralla.
Perspektivat 2022
“Do të udhëhiqem nga një grafit parizian ”Bëhuni realist, kërkoni të pamundurën”, prandaj do t’i kërkojmë CIVIL-it të zbatojë plotësisht Strategjinë dhe të braktisë politikën e mosndëshkimit. Nuk duhet të presim donacione por vetë të investojmë mjete në zbatimin e Strategjisë. Ne do të kërkojmë përfaqësim në të gjitha bazat, jo vetëm etnike, por edhe gjinore, politike etj. Duhet të formohen Komisione në të gjitha komunat dhe jo vetëm aty ku jetojnë Maqedonas dhe Shqiptarë”, tha ndër të tjera Deralla.
“Partitë politike ndikojnë mbi ndarjen. Grupet etnike nuk duhet të jenë treg për partitë politike. Duhet të zvogëlohet hendeku mes të rinjve, pra të eliminohet segregacioni në shkolla. Grupet etnike nuk duhet të studiojnë në turne të ndryshme, duhet të jemi më të guximshëm për ta zgjidhur atë problem”, thotë Haziri.
“Mediat kanë fuqi të madhe në përcjelljen e mesazhit të konceptit ndërkulturor” – Tuneva.
“Balancuesi nuk duhet të funksionojë në këtë gjendje, por diçka duhet ndryshuar, në mënyrë që komunitetet më të mëdha të ushtrojnë të drejtat e tyre. Në arsim, ne duhet të krijojmë një staf në mënyrë që komunitetet më të vogla etnike të mund të mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Dy bashkësitë e mëdha etnike duhet të gjejnë një mënyrë për të përfshirë komunitetet më të vogla etnike në politikëbërjen kombëtare. Tensionet ndëretnike janë ulur në vitet e fundit dhe mendoj se nëse vendi ynë merr një bllokadë për integrimin në BE, atëherë mund të kemi sërish tensione ndëretnike. Sfidë do të jetë edhe emigrimi i të rinjve nëse vendi ynë nuk ka perspektivë evropiane”, thotë Hoxhiq.
“Viti i ardhshëm është një proces për të përcaktuar se çfarë është bërë dhe çfarë na ka mbetur për të zbatuar. Koncepti Një shoqëri duhet të ndërtojë unitet dhe të vazhdojë të funksionojë”, thotë Allagjozovski.
Pjesëmarrës në panel janë Robert Allagjozovski – Koordinator kombëtar për interkulturalizëm dhe Një shoqëri, Xhelal Hoxhiq – Zëvendës drejtor i Agjencisë për zbatimin e të srejtave të bashkësive, Eli Çakar – Këshilltare shtetërore në Ministrinë e vetëqeverisjes lokale, Marina Tuneva – Drejtoreshë ekzekutive e KEMM dhe Lulzim Haziri – Drejtor ekzekutiv i Organizatës së shoqërisë civile ADI nga Gostivari, dhe Xhabir Deralla – President i CIVIL-it.
Në panel marrin pjesë presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, kryetarja e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi Vesna Bendevska, ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq, ministrja e arsimit dhe shkencës Milla Carovska dhe ajo e Punës dhe çështjeve sociale Jagoda Shahpaska, përmes video fjalimeve dhe intervista speciale për këtë temë.
Cila është situata me zbatimin e Strategjisë “Një shoqëri për të gjithë”? Ku ka progres, cilat janë mangësitë? Cilat janë pritjet, rekomandimet dhe parashikimet për vitin e ardhshëm? Pjesëmarrësit në këtë pjesë të Konferencës “Perspektivat” 2022 do të flasin për arritjet dhe sfidat e deritanishme në fushat e tyre, si dhe për atë që duhet bërë dhe çfarë nuk pritet në lidhje me zbatimin e këtij koncepti në vitin 2022.
Diskutim – paneli do të zgjasë 90 minuta, dhe do të zhvillohet në format të kombinuar – me prezencë fizike dhe online përmes platformës Zoom. Fjalimet do të pasohen nga një diskutim me panelistët dhe pjesëmarrësit e konferencës, dhe komuniteti online do të ketë mundësinë të komentojë dhe të bëjë pyetje. E gjithë ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt përmes platformave online të CIVIL Media.