Në aeroportin ndërkombëtar Shkup dhe në hapësirën ajrore mbi qytetin kryesor sot do të organizohet aktivitet me qëllim të demonstrimin e mënyrës së zbatimit të misionit të NATO-s për patrullim ajror mbi Maqedoninë e Veriut.
Siç kumtuan nga shërbimi për shtyp i qeverisë, gjatë aktivitetit të planifikuar, mediat dhe opinioni më i gjerë do të mund të njoftohen dhe të dëshmojnë për mënyrën në të cilën zbatohet patrullimi ajror si edhe të njoftohen me fluturaket luftarake të NATO-s, F-16 dhe AVAKS të cilat do të përfshihen në këtë aktivitet.
Në ngjarje do të marrin pjesë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe mysafirë të lartë të Kuvendit dhe Qeverisë, komandanti i qendrës së NATO-s për operacione të kombinuara ajrore në Torehon – gjeneral nënkolonel Fernando de La Kruz Karavaka dhe shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski. Pas përfundimit të ngjarjes, fjalime do të kenë ministrja Shekerinska dhe gjenerali De La Kruz.
Kjo ngjarje, do të shënohet përfshirja zyrtare e hapësirës ajrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në sistemin e patrullimit ajror të NATO-s.