SHBA-ja me përkushtim është angazhuar për zgjidhje më të shpejtë me Sofjen sepse është nga interesi i tyre strategjik Republika e Maqedonisë së Veriut t’i fillojë negociatat, deklaroi shefi i diplomacisë Bujar Osmani për porosinë nga takimi i sotëm me zëvendësndihmës seketarin shtetëror të SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar.
Osmani pas konferencës së përbashkët për shtyp me Eskobarin në të cilën nuk ishin parashikuar pyetje, në deklaratë për mediat në pyetjen e gazetarëve potencoi se nuk mund të komentojë në emër të Eskobarit nëse ai ka pasur takime me përfaqësuesit bullgar për kontestin ose nëse planifikon ta vizitojë Sofjen, duke e përsëritur porosinë për përkushtimin amerikan. “Atë që sot e dëgjuam është përkushtim serioz dhe proaktivitet i SHBA-së duke e marrë parasysh interesin e tyre strategjik Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë negociatat, por edhe gjithë rajoni të bëhet pjesë e BE-së”, thotë Osmani.
Në lidhje me negociatat me Bullgarinë, ai shtoi se udhëhiqen biseda dhe përkujtoi në takimin e tij me ministrin në Qeverinë teknike të Republikës së Bullgarisë Stoev në Rigë, ndërsa tha edhe se më 14 dhjetor nuk është afati përfundimtar për arritje të zgjidhjes me Sofjen.
“Ato biseda vazhdojnë, më 14 nëntor është mbledhja formale e Këshillit për punë të përgjithshme, gjegjësisht mbledhja e ministrave për Evropë të BE-së, por kjo nuk do të thotë se është shansi i vetëm për dhjetorin. Kam pasur takim edhe me ministrin slloven për Punë të Jashtme, Sllovenia është kryesuesi aktual me BE-në dhe gjithashtu biseduam për faktin se edhe pas 14 dhjetorit në cilëndo ditë deri në fund të vitit kryesia sllovene mund të konvokojë mbledhje të jashtëzakonshme të ministrave për Evropë nëse merr informacion nga Republika e Bullgarisë se janë të gatshëm ta mbështesin kornizën negociuese dhe vendimin për fillim të negociatave. Që do të thotë se gjithë dhjetori është mundësi për fillim të negociatave, ndërsa kuptohet edhe periudha pas saj”, theksoi Osmani.
Ai thotë se nuk planifikon ta lëshojë tensionin ose intensitetin e domosdoshmërisë për fillim të negociatave sa më shpejtë edhe krahas mendimeve në opinion se nuk duhet të rriten pritshmëritë në opinion në lidhje me hapjen e negociatave.