Njerëzit në Maqedoninë e Veriut kanë gjithnjë e më shumë qasje drejt mbrojtjes financiare shëndetësore, por shpenzimet katastrofale për mbrojtje shëndetësore mbeten sfidë, zbulon raporti i ri i OBSH/Evropë që është shpallur sot. Raporti “A mund të paguajnë vetë njerëzit për mbrojtje shëndetësore? Dëshmi të reja për mbrojtjen financiare në Maqedoni të Veriut” analizon deri në cilën shkallë njerëzit në Maqedoninë e Veriut ballafaqohen me vështirësi financiare kur përdorin shërbimet financiare.
Ai është pjesë e serisë së raporteve nacionale për ndjekjen e mbrojtjes financiare në sistemet shëndetësore në Evropë. “Për herë të parë, kemi të dhëna gjithëpërfshirëse, të fuqishme dhe mundësi që ta përmbledhim përparimin në fushën e mbrojtjes financiare që po e bën Maqedonia e Veriut në vitet e fundit”, tha dr. Hans Henri P. Klluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, në evenimentin e prezantimit të raportit. Mbrojtje shëndetësore primare më e fuqishme, pas një kohe më të shkurtër të pritjes dhe nisma më e madhe në sigurimin shëndetësor e përmirësuan mbrojtjen financiare në vend. Tani është koha të mbindërtohet ky sukses, që të sigurohet që çdo njeri të ketë qasje te shërbimet e nevojshme financiare.
“Vitet e fundit, Komisioni Evropian e ka theksuar vazhdimisht nevojën për investime në pajisje dhe në kapacitetet e sektorit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut, si dhe për masa për ndalim të largimit të personelit mjekësor nga sistemi nacionale shëndetësor. Analiza e OBSH-së mbi mbrojtjen financiare në sistemin shëndetësor të Maqedonisë së Veriut e vërteton këtë vlerësim dhe jep mbikëqyrje në financimin e shërbimeve financiare në vend. Maqedonia e Veriut duhet të zhvillojë struktura organizative dhe udhëheqëse, si edhe funksione dhe shkathtësi kryesore, që të sigurojë menaxhim, planifikim dhe udhëheqje efektive me sistemin e vet publik për mbrojtje shëndetësore. Nevojiten sidomos masa për mënjanimin e pabarazive shëndetësore, duke përfshirë edhe përforcimin e sistemit nacional për shëndetësi. Mbështetja e BE-së për përpunim të strategjisë mbi shëndetin për periudhën 2021-2030 do të kontribuojë për shëndet më të mirë për të gjithë”, tha Dejvid Gir, ambasadori dhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Sipas raportit, në vitin 2018, mbi 6% e ekonomive familjare në Maqedoninë e Veriut kanë pasur shpenzime katastrofale për mbrojtje shëndetësore (pagesa të mëdha private të matura sipas kapacitetit të ekonomive familjare që të paguajnë për mbrojtje shëndetësore). Raporti dëshmon se shpenzimet katastrofale më shumë i prekin njerëzit më të varfër dhe ekonomitë familjare me anëtarë më të moshuar. Kjo ndodh kryesisht për shkak të pagimeve private të barnave.
“Është mirë të shihet se gjendja me qasjen dhe mbrojtjen financiare është përmirësuar para pandemisë. Megjithatë, gjetjet e raportit dëshmojnë se këto tema meritojnë më shumë vëmendje në përpjekjet e Maqedonisë së Veriut që të krijojë një sistem më të mirë sesa ai para krizës”, tha dr. Xhihan Tavilla, përfaqësues i OBSH-së në Maqedoninë e Veriut. Vështirësitë financiare për shkak të pagesave private formale dhe joformale janë pasqyrim i boshllëqeve të përhershme në spektrin e mbrojtjes shëndetësore: një pjesë e rëndësishme e popullatës nuk është e siguruar; spektri i barnave është i kufizuar; kurse mbrojtja nga shpenzimet përdorimit (participimit) nuk është i mjaftueshëm. Përveç kësaj, pjesëmarrja në shpenzimet publike për mbrojtje shëndetësore në PBD po ulet. Raporti i ri jep një sërë rekomandimesh për përmirësim të qasjes te mbrojtja shëndetësore dhe mbrojtja financiare në Maqedoninë e Veriut.
“Të përfshihet e gjithë popullata me ndërprerjen e lidhjes midis të drejtës së mbrojtjes shëndetësore dhe pagimit të kontributeve të sigurimit shëndetësor, kështu qasja te mbrojtja shëndetësore nuk do të varet më nga sigurimi shëndetësor, barnat mjekim ambulant të bëhen më të qasshme për njerëzit nëpërmjet furnizimeve strategjike, azhurnimit të rregullt të listës pozitive, lirim të shumicës së njerëzve me të hyra të ulëta nga shpenzimet e përdorimit (participimi) dhe zgjerimi i kufizimit vjetor i participimit në të gjitha llojet e participimit dhe të mënjanohen shkaqe për pagesa joformale, duke filluar me ndjekje më të mirë të rolit dhe madhësisë së tyre”, qëndron në raport. Konkludohet se këto ndryshime do të duhet të mbështeten me shpenzime më të larta publike për mbrojtje shëndetësore dhe me përdorim të kujdesshëm të resurseve të reja që të plotësohen qëllimet e barazisë dhe efikasiteti.
“Ky raport vjen në momentin e vërtetë, kur po ballafaqohemi me nevojën akute për përgjigje të shpejtë ndaj pandemisë së kovid-19 dhe kalimin në një sistem shëndetësor më të qëndrueshëm dhe më rezistent, në të cilin asnjë njeri nuk do të harrohet. Ministria e Shëndetësisë do të obligohet që t’i zbatojë rekomandimet e këtij raporti, që të zvogëlohen vështirësitë financiare me të cilat po ballafaqohen qytetarët gjatë përdorimit të shërbimeve shëndetësore, gjatë përparimit të vendit drejt mbrojtjes shëndetësore universale dhe ndërtimit të një sistemi më të mirë sesa ai para pandemisë”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ky raport është pjesë e serisë së studimeve nacionale për mbledhjen e dëshmive të reja mbi mbrojtjen financiare në sistemet shëndetësore në Evropë. Mbrojtja financiare është me rëndësi të madhe për mbrojtjen shëndetësore universale dhe përbën elementin themelor të funksionimit të sistemit shëndetësor. Zyra rajonale e OBSH-së për Evropën u ofron vendeve të veta anëtare mbështetje teknike për financim të shëndetësisë nëpërmjet Zyrës së OBSH-së për financim të sistemeve shëndetësore në Barcelonë.
Zyra rajonale e OBSH-së për Evropën mbulon 53 vende, nga Oqeani Atlantik deri në Oqeanin Paqësor. Raporti për Maqedoninë e Veriut është financuar pjesërisht nga Drejtoria e përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim (DG NEAR) e Komisionit Evropian në suazat e projektit “Përforcimi i rezistencës së sistemeve shëndetësore në Ballkanin Perëndim”. Ky projekt trevjeçar do të kontribuojë në lehtësimin e ndikimit të kovid-19 në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në mbështetjen e rajonit në rrugën drejt mbrojtjes shëndetësore universale.