• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home ZGJEDHJE

Çka është heshtje zgjedhore dhe si rregullohet sipas ligjit?

Në mesnatë, mes ditës së premte dhe të shtunë, gjegjësisht mes 29 dhe 30 tetorit, fillon heshtja zgjedhore.

October 30, 2021
in ZGJEDHJE, MONITORIM
Çka është heshtje zgjedhore dhe si rregullohet sipas ligjit?
Share on FacebookShare on Twitter

Saktë në mesnatë, mes ditës së premte dhe të shtunë, gjegjësisht mes 29 dhe 30 tetorit, fillon heshtja zgjedhore. Heshtja zgjat deri në orën 19:00, të ditës së votimit në rrethin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale (e diel, 31 tetor). Kjo nënkupton se përhapja e propagandës, agjitacioni partiak, ryshfeti ndaj votuesve, fushatat dhe shkeljet e tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të ndaluara.

Gjatë heshtjes zgjedhore raportohet për zgjedhjet edhe gjatë votimit, por ndalen të gjitha format e përfaqësimit zgjedhor mediatik.

Sipas Kodit Zgjedhor, neni 76-B, për shkeljen e heshtjes zgjedhore konsiderohet transmetim i çfarëdo lloj informacioni, fotografi, materiale audio dhe audiovizele me të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje.

Më tej, shkelje e heshtjes zgjedhore janë edhe të gjitha format e raportimit mediatik që janë në mënyrë të hapur apo të fshehur në funksion të fushatës zgjedhore të ndonjërit dhe mund të ndikojnë në vendimin e votuesve.

Nuk lejohet vendosja e të dhënave me të cilat zbulohet identiteti i subjekteve politike ose të individëve të përfshirë në incidente apo parregullsi të tjera në ditën e votimit, si dhe deklarata nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, nga përfaqësues të partive politike, si dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit.

Çfarë thotë ligji?

Kodi Zgjedhor rregullon heshtjen zgjedhore në Nenin 76-B. Ligji thotë:

Neni 76-b

(1) Gjatë kohës së heshtjes zgjedhore, ndalohen të gjitha format e përfaqësimit mediatik të zgjedhjeve të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

(2) Radio-transmetuesit edhe gjatë heshtjes zgjedhore vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor në ditën e votimit..

(3) Gjatë raportimit në ditët e heshtjes zgjedhore, do të konsiderohet se mediat e kanë thyer heshtjen zgjedhore në rast se transmetojnë, gjegjësisht publikojnë: çfarëdolloj informacione,  fotografi, materiale audio dhe audiovizuele lidhur me dhe në të cilat marrin pjesë pjesëmarrësit në zgjedhje; çfarëdolloj forma të raportimit mediatik që në mënyrë të hapur apo të fshehur janë në funksion të fushatës zgjedhore të ndonjërit dhe mund të ndikojnë në vendimin e votuesve; të dhëna me të cilat e zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose të individëve të përfshirë në incidente ose në parregullsi të tjera në ditën e votimit, si dhe deklarata nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, nga përfaqësuesit e partive politike, si dhe nga bartësit e funksioneve në organet e pushtetit.

Raportim

CIVIL fton të gjithë vëzhguesit e tyre dhe të gjithë qytetaret dhe qytetarët të raportojnë parregullsitë zgjedhore, përfshirë edhe shkeljen e heshtjes zgjedhore.

 

Raportimet mund të paraqiten në ueb-faqen slobodniizbori.info ose në Raportim qytetar, në të cilën lehtë gjindet edhe baneri Stop për lajmet e rreme dhe gjuhën e urrejtjes në internet portalin civilmedia.mk. Gjithashtu, parregullsitë mund të paraqiten edhe në postën elektronike (monitoring.civil@gmail.com), në mesazh në  faqen e Facebook-ut të CIVIL-it, si dhe në numrat e telefonit 02 / 5209 176 (të dielën, prej në 7 në mëngjes) dhe 070 699 580 (e shtunë, 30 tetor, prej në orën 12:30 pasdite).

 

 

Next Post
Votimi në institucionet ekzekutuese të vendimeve penale ka nisur në kohë dhe po zhvillohet pa probleme, mungojnë votues në Listën zgjedhore

Votimi në institucionet ekzekutuese të vendimeve penale ka nisur në kohë dhe po zhvillohet pa probleme, mungojnë votues në Listën zgjedhore

Nga sot, CIVILi me “Raport zgjedhor”, së paku tre herë në javë

CIVILi përmes numrave në ditën e zgjedhjeve: 300 vëzhgues të lëvizshëm, 5 edicione të "Raportit zgjedhor", 2 linja telefonike për raportimin e parregullsive, 30 persona në 4 ekipe në selinë dhe qendrën e shtypit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom