Kanë arritur reagimet e para pas Samitit BE- Ballkani Perëndimor që u mbajt pardje në Bërdo të Kranjit si dhe mbi deklaratën e presidentit bullgar Rumen Radev dhënë atje për kërkesat e Sofjes me qëllim të hiqet bllokada dhe Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat me BE-në. Komisioni Evropian (KE) në përgjigjen ndaj pyetjes së MIA-s për deklaratën e Radevit lidhur më atë se shtetet anëtare në asnjë kusht nuk guxojnë të përzihen në punët e brendshme të një shteti tjetër, pavarësisht nëse janë apo jo anëtare të Unionit.
Kryeministri Zoran Zaev megjithatë optimist pas takimeve që kanë pasur me Radevin, kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emanuel Makron duke shprehur bindjen se mund të gjendet zgjidhje me Bullgarinë deri në fund të dhjetorit pasi siç ka thënë, “dallimet nuk janë aq të mëdha”.
Vendet-anëtare të BE-së në asnjë rast nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendeve të tjera, pavarësisht nëse janë apo jo anëtare të Unionit, kujtoi Komisioni Evropian, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes së MIA-s nga Brukseli mbi deklaratat e presidentit bullgar Radev.
“Më shumë se 120.000 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë gjithashtu shtetas të Republikës së Bullgarisë, bazuar në vullnetin e tyre të shprehur pa mëdyshje dhe dokumentet e paraqitura objektive të origjinës. Dhjetëra mijëra të tjerë janë duke pritur për pasaportën e tyre bullgare dhe ne presim që ai realitet të reflektohet në regjistrimin e popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Radev. Ndërkohë, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Dana Spinant, nuk deshi të përgjigjet në mënyrë specifike për rastin me Maqedoninë e Veriut, por kujtoi qëndrimin parimor të Komisionit Evropian. “Asnjëherë nuk është e pranueshme që një vend t’i diktojë diçka tjetrit”, tha Spinant, duke shtuar se në rastin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, nëse do të ishte çështje metodologjie, Komisioni Evropian nuk do të komentonte, por donte të zgjidhte sa më shpejt të jetë e mundur mosmarrëveshjen me Bullgarinë.
Spinant tha se kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, dje nga samiti në Bërdo afër Kranjit në Slloveni edhe një herë kërkoi tejkalimin e kësaj mosmarrëveshje dypalëshe në mënyrë që të fillojnë negociatat midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.
“Ne duam të zgjidhim këtë çështje dypalëshe, për shkak të cilës Bullgaria nuk pranon të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian. Ndërkohë, Fon der Lajen u takua me kryeministrin Zoran Zaev dhe me presidentin bullgar Radev, në prani të kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel dhe kryeministrit slloven Janez Jansha.
“Kjo ishte tema. Për t’i dhënë shtysë të dyja vendeve. Është shumë e rëndësishme për ne që të gjejmë një zgjidhje, në mënyrë që të mos e vonojmë procesin. Ne nuk komentojmë sepse bisedimet mes dy palëve vazhdojnë”, shtoi Spinant. Kryeministri Zoran Zaev, nga ana tjetër, shprehu bindjen se mund të gjendet zgjidhje me Bullgarinë deri në fund të dhjetorit, pasi, siç theksoi, “kjo është e mundur pasi ndryshimet nuk janë aq të mëdha dhe e kemi për detyrë të hapim të ardhme dhe jo të jemi të ngujuar në të kaluarën”.
“Asnjëherë nuk i kam parë kështu këmbëngulës kancelaren (Anglea) Merkel dhe presidentin (Emanuel) Makron, të jenë të saktë, të jenë të qartë, duke biseduar edhe me mua edhe me presidentin Radev, për shkak të hapit të ardhshëm në këtë drejtim”, tha Zaevi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse ka njohur ndonjë tentim të sinqertë tek Merkeli dhe Makroni për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.
Deklarata e miratuar, potencoi Zaev është e saktë, flet për zgjerimin në të gjitha detajet ndërsa po kështu e saktë ka qenë në vitin 2003 në Samitin e Selanikut. Ai shprehu falënderim për të gjitha deklaratat e miratuara deri më tani në Sofje, Zagreb dhe në samitet e tjera në periudhën e kaluar prej 18 vitesh.
“Kjo deklaratë e saktë që dje e miratoi Këshilli Evropian në Samitin e Ballkanit Perëndimor vetëm në letër nuk vlen asgjë për ne si Maqedoni e Veriut, as për Shqipërinë, as nuk besoj në katër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Prandaj duhet në vepër, prandaj e përmend se aspirata dhe qëllimi jonë strategjik kryesor është BE dhe anëtarësia e plotfuqishme, ndërsa qëllimi strategjik i politikës së jashtme të BE-së është Ballkani Perëndimor pasi jemi të lidhur njëri me tjetrin, ekonominë e kemi të lidhur, varemi njëri prej tjetrit”, sqaroi kryeministri Zaev në konferencën për shtyp me ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe gjykatësin Lazar Nanev.
Në pyetjen e gazetarëve se kur Maqedonia e Veriut përfundimisht do ta marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, kryeministri kujtoi se vendi ynë në mars të vitit 2020 mori vendim me votimin e 27 vendeve anëtare për vendimin për fillimin e negociatave dhe kjo është marrë, që nuk ishte rast nga viti 2005 e këtej.
Bëri rezyme se vitin e kaluar patëm vendim të Këshillit Evropian me të gjitha 27 vendet – anëtare për fillimin e negociatave, ndërsa tani e presim mbajtjen e Këshillit për punë të përgjithshme në dhjetor ta sjellë vendimin për miratimin e kornizën negociuese në të cilën shkruan se përkthimi i akitos do të jetë në gjuhën maqedonase dhe caktimi menjëherë pranë fundit të vitit në Konferencën ndërqeveritare të parë. Vendimet e ardhshme, theksoi kryeministri janë të Këshillit për punë të përgjithshme, ku duhet të vërtetohet korniza negociuese dhe caktohet Konferenca e parë ndërqeveritare, kjo është procedura. I pyetur për deklaratën e shefit të diplomacisë Bujar Osmani i cili tha se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë nuk është pengesë, por nuk mund të kërkojmë reciprocitet, kryeministri Zaev u përgjigj se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, qytetarët tanë të cilët janë me përcaktim etnik se janë bullgarë, “absolutisht asnjëherë nuk ka qenë problem për vendin tonë dhe nuk beson se edhe tani është problem”.
Çështja e emrit të shkurtë, çështja e gjuhës së urrejtjes, rehabilitimit të viktimave të komunizmit, e punës së komisionit historik, çështja e mospërzierjes në punët e brendshme të Republikës së Bullgarisë në të cilën u ndërlidh edhe çështja për përfshirje të bullgarëve në Kushtetutë, janë pesë pikat të cilat janë temë e përhershme e bisedimeve me Bullgarinë dhe në kuadër të përpjekjes për mbajtjen e komisionit ndërqeveritar dhe tejkalimin e kontestit me qëllim zhbllokimin e bisedimeve për anëtarësim për vendin.
Kërkesa për përfshirje të bashkësisë bullgare në Kushtetutë nuk është në kundërshtim me interesat tona, sepse vendi asnjëherë nuk ka pasur problem që të njohë grupet e ndryshme etnike të cilat kanë mundësi që t’i manifestojnë atributet e identitetit, kulturore, historike, e as bashkësia bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këtë e theksoi dje në konferencë për media ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me udhërrëfyesin me pesë plus një zgjidhje, e cila si zgjidhje e mundshme për kontestin dje në samitin në Bërdo ishte përmendur edhe nga përfaqësuesit e lartë të Unionit. Udhërrëfyesi do të duhej të jetë gati deri në fillimin e nëntorit, ndërsa në të do të kishte zgjidhje të cilat duhet të përmbushen në gjithë procesin e bisedimeve. “Konsideroj se Bullgaria lëviz nga pozicioni fillestar joracional për një popull në dy shtet në pozicion në të cilin thonë ka një bashkësi bullgare me atribute të tyre të identitetit dhe kulturës nga ajo e bashkësisë shumicë. Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk ka pasur problem të pranojë grupe të ndryshme etnike të cilat kanë mundësi që t’i manifestojnë atributet e tyre të identitetit, kulturës, historisë, e as të bashkësisë bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kështu që, vetë fakti së bashkë me bashkësitë e tjera – maqedonase, shqiptare, turke kërkohet si e veçantë që të përfshihet edhe bashkësia bullgare është në linjë të qëndrimit se në RMV ekzistojnë bashkësi të ndryshme etnike të cilat kanë të drejtë t’i thonë atributet e tyre, megjithatë kjo do të ndodhë siç tha edhe kryeministri në momentin kur do të hapet Kushtetuta për anëtarësim në BE. Ne nuk kemi kurrfarë problemi ta përfshijmë edhe bashkësinë kroate dhe bashkësitë e tjera sepse ashtu është koncepti i rregullimit të shtetit në të cilin pranojmë organizim kolektiv të qytetarëve në bazë të karakteristikave etnike”, tha Osmani.
Për çështjet e tjera të theksuara nga udhërrëfyesi, tha sa janë çështje të cilat bisedohen një kohë të gjatë për të cilat konsiderojnë se mund të gjendet zgjidhje. Sipas tij, nuk është i mundshëm reciprocitet sa i përket përfshirjes së pakicës maqedonase në Kushtetutë të Bullgarisë sepse tha, “bëhet fjalë për dy rregulla të ndryshme kushtetuese sa i përket organizimit të qytetarëve në bazë të përkatësisë etnike në Maqedoninë e Veriut dhe në Republikën e Bullgarisë, ndërsa Bullgaria sipas Kushtetutës nuk njeh, për dallim nga ne, organizimin e qytetarëve në bazë të përkatësisë etnike”.
Në pyetjen nëse nëntori është afati i fundit për harmonizimin e udhërrëfyesit, që të marrim dritë të gjelbër në dhjetor, shefi i diplomacisë theksoi se ai është qëllimi i Qeverisë. “Mendojmë se ato pesë pika, bashkë me të gjashtën, ndërsa mendojmë se duhet të ketë edhe pikë të shtatë – ky është vendimi për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare, nëse mund të harmonizohen si pako, mendoj se mund të jetë zgjidhje për tejkalimin e dallimeve dhe ne do të punojmë në atë. Synimi ynë i tretë është 14 dhjetori kur mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të BE-së”, tha ministri Osmani.
Madje, kryeministri shqiptar Edi Rama, në reagimin e parë nga Tirana, pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bërdo të Kranjit, në Slloveni, tha se në BE fjala zgjerim përdoret gjithnjë e më pak.
“Mendoj se bëhet gjithnjë e më e qartë se zgjerimi dhe anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor është gjithnjë e më pak retorikë e Bashkimit Evropian (BE). Zgjerimi është fjalë e cila gjithnjë e më pak përdoret me pasionin dhe vullnetin të cilin shfrytëzohej para disa viteve dhe nuk ka dyshim se procesit të zgjerimit do t’i duhet më shumë kohë, prandaj BE-ja duhet ta përfshijë Ballkanin Perëndimor në vepra të përbashkëta”, tha Rama në forumin e shtatë të Tiranës për interkonektim infrastrukturor ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.
Me qëllim të afrimit të Ballkanit në BE, sipas kryeministrit është iniciuar procesi “Ballkan i Hapur” i cili nuk është në kundërshtim me “Procesin e Berlinit”, por është aneks ndaj tij. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Prajs në Tuiterin e tij e përshëndeti deklaratën BE-së për Ballkanin Perëndimor pas Samitit të Bërdos afër Kranjit. “E përshëndesim deklaratën e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë të vazhdojnë të tregojnë përkushtimin e tyre drejtë reformave. E rëndësishme është që dyert e BE-së të qëndrojnë të hapura për ata”, thekson zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Prajs.
Liderët e BE-së, në përputhje me liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e liderëve të BE-Ballkanit Perëndimor kanë miratuar deklaratën e cila padyshim e mbështet perspektiven evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe e konfirmon përkushtimin e tyre drejtë procesit të zgjerimit të bazuar në “reforma kredibile të partneritetit”, duke theksuar rëndësinë e përforcimit të kapacitetit për integrimin e anëtarëve të reja nga vetë BE-ja.
Ndryshe në samit janë përshëndetur reformat në sferat kyçe- sundimi i së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, liria e mediave dhe reformat ekonomike si dhe është potencuar se nevojitet të mbahet kursi i tyre.