Dëshmitari Aleksandër Vasilevski – Ninxha, sipas mbrojtjes së të akuzuarit Spiro Ristevski, ka thënë skenarë të “Xhejms Bondit”. Avokati Goce Ristevski, në fjalët e tij përfundimtare në rastin “Organizatorët e 27 prillit”, tha se nuk mund ta kuptojë se si prokuroria e cila disponon me disa deklarata të këtij dëshmitarë nuk mund t’i shohë kontradiktat e këtij dëshmitari nga një rrëfim në rrëfimin tjetër.
“Deklaratën e parë të cilin Ninxha e ka dhënë para PTHP NKKO është më 14.06.2018 pas paraqitjes së tij nga arratia. Ajo është deklarata më e freskët i këtij dëshmitari dhe rregull gjyqësore se kjo deklaratë ka kredibilitet më të madh. Në pyetjen e mbrojtjes se pse në deklaratën e tij më 14.06.2018 ka deklaruar se protestat para KSHZ-së ishin të organizuara nga Kiril Bozhinovski, ndërsa në debatin kryesor para kësaj gjykate deklaron se protestat para KSHZ-së janë organizuar nga sekretari organizativ, Spiro Ristovski dhe Kiril Bozhinovski, dëshmitari përgjigjet se është i sigurt”, tha avokati Ristevski.
Nga listat e siguruara të numrave të telefonit të dëshmitarit Aleksandar Vasilevski – Ninxha, avokati Goce Ristevski, theksoi se aspak nuk është vërejtur komunikim përmes telefonit ndërmjet Ninxhës dhe të akuzuarit Spiro Ristovski, më 27 prill të vitit 2017.
“Në deklaratën e parë të dëshmitarit Ninxha, aspak nuk përmendet Spiro Ristovski. Me akuzën e këtillë unë jam i vetëdijshëm se prokurori publik e ka gëlltitur këtë detaj në dëshmimin e këtij dëshmitari diskreditiv në të gjitha bazat, por jam i bindur se ju si juristë nuk do të lejoni që cirke të tilla të kalojnë gjatë vërtetimit të fakteve vendimtare”, tha Ristovski.
Gjykimi për “Organizatorët e 27 prillit” është në fazën e fjalëve përfundimtare. Gjatë seancave të kaluara gjyqësore këtë të drejtë e shfrytëzuan prokuroria dhe i akuzuari Trajko Veljanovski. Për momentin fjalët e tij përfundimtare po i thotë i akuzuari Spiro Ristovski.