Komisionet kombëtare për UNESKO-n në Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë sot në Ohër duhet ta mbajnë seancën e tyre të parë të përbashkët. Takimi i punës, siç është paralajmëruar, do të koordinohet nga ministrat e Kulturës të dy vendeve, Irena Stefoska dhe Elva Margariti, të cilat janë gjithashtu kryetare të komisioneve kombëtare për UNESKO-n.
Seanca i dedikohet koordinimit të ardhshëm në kontekstin e menaxhimit të përbashkët me rajonin e Ohrit, në përputhje me udhëzimet e raportit të fundit të Misionit reaktiv të UNESKO-s. Sipas njoftimeve, në takim do të marrin pjesë edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini, si dhe homologu i tij shqiptar, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Në seancë do të diskutohet për Projektvendimin e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s mbi “Trashëgiminë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit” dhe do të përcaktojë përparësitë dhe hapat e ardhshëm për veprimin e përbashkët, si dhe nënshkrimin e një deklarate të përbashkët që synon ruajtjen e trashëgimisë botërore të Rajonit të Ohrit.
Ministret e Kulturës, Stefoska dhe Margariti, në seancë do të nënshkruajnë edhe një Program për bashkëpunim në fushën e kulturës për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2026.