Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç të ardhmes në BE, ne duam të evropianizojmë vendet tona, Shkupin, Prishtinën, Beogradin, Tiranën, Podgoricën dhe Sarajevën, të gjithë duam të ndiejmë përfitimet brenda”, tha kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë pjesëmarrjes së tij në konferencën “Ekonomist” duke shtuar se “ne jemi si një ishull i rrethuar nga vendet e BE-së dhe Bashkimi Evropian duhet të unifikohet”, rapprtoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Si pjesë e “tryezës së 25-të të rrumbullakët me qeverinë greke” e cila këtë vit është me temë: “Nga distancimi social në solidaritet social”, kryeministri Zaev këtë mëngjes mori pjesë në palen diskutimim mbi forcimin e bashkëpunimit dhe solidaritetit në Evropën Juglindore, zgjerimin e BE-së, tregtinë dhe investimet, si dhe iniciativat për paqe dhe për mirëkuptim më të mirë.
Në fjalën e tij, kryeministri Zaev theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik, veçanërisht gjatë pandemisë dhe avantazhet dhe përfitimet kur vendet punojnë së bashku, theksoi mundësitë që vendi ynë ofron për investime si dhe u përqendrua në marrëveshjen që do të nënshkruhet sot midis dy vendeve për interkonketorin e gazit natyror.
“Ky është një projekt shumë i madh, rreth 100 miliona euro. 54 miliona euro janë në Maqedoninë Veriore. Është një interkonketor për gazin natyror që hap një mundësi të madhe, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Serbinë, Kosovën, Ballkanin Perëndimor,që më në fund do të sjellë diversifikimin e gazit natyror”, shpjegoi Zaev dhe theksoi se vendi ynë “bëhet korridor energjitik për vendet e Ballkanit Perëndimor “.
Lidhur me perspektivën evropiane, ai shpjegoi se Maqedonia e Veriut ka qenë një vend kandidat për anëtarësim për 16 vjet e gjysmë, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit u nënshkrua pas Sllovenisë dhe Kroacisë dhe theksoi se nuk ka vend për frustrim apo zhgënjim , por nuk ka asnjë alternativë tjetër për rajonin.
“Nga Bashkimi Evropian, ne kemi 12 herë konfirmim se i përmbushim 100 për qind kriteret e nevojshme për integrimin në BE”, tha Zaevi dhe shtoi se për reforma të caktuara, të tilla si gjyqësori, ne jemi edhe më të mirë se disa vende në Union.
Kryeministri theksoi se Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera në rajon ndjekin agjendën evropiane, si për ndryshimin e klimës dhe eko-energjinë dhe shprehu kënaqësinë me planin e investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej nëntë miliardë eurosh.
“Tani jemi duke u përpjekur të hapim korridore të reja ekologjike me vendet tona fqinje dhe unë jam shumë i lumtur sepse Greqia është vendi i parë që hap këto vija të gjelbra me ne, si anëtare e Bashkimit Evropian, sepse ne jemi të rrethuar nga vendet anëtare të BE-së. Ne jemi si një ishull në mes. Unë i jam shumë mirënjohës kryeministrit Micotakis që ndërmori hapin e parë për të hapur korridorin e parë grek dhe për të inkurajuar vendet e tjera anëtare të ndjekin shembullin e tij, shembullin e Greqisë,” tha Zaev.
Ne presim rritje në gjysmën e parë të vitit 2021
Rimëkëmbja e Maqedonisë së Veriut, por edhe e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, kjo periudhë është e dukshme, tha Zaev, duke folur për ekonominë dhe investimet, duke shtuar se “më në fund po kthehemi në ritme pozitive të rritjes ekonomike”.
“Presim rritje në gjysmën e parë të vitit 2021 ndërmjet 5.5 dhe 6.5. Kjo është një rritje pak më tepër edhe se mesatarja në Bashkimin Evropian dhe na inkurajon të tërheqim edhe më shumë investime,” tha kryeministri.
Paralelisht ai u fokusua edhe në investimet si në rajon edhe në vendin tonë, duke shtuar se “ne jemi duke zhvilluar mjete për të tërhequr investime”, veçanërisht gjatë pandemisë dhe I paraqiti kushtet për investime në Maqedoninë e Veriut.
Ai më tej theksoi se kishte pesë investime të reja vetëm gjatë pandemisë.
“Dua të theksoj se gjithçka që ndodhi në Maqedoninë e Veriut, në aspektin ekonomik, veçanërisht pas Marrëveshjes së Prespës është shumë e dukshme”, nënvizoi kryeministri.
Pandemia na ka mësuar të promovojmë bashkëpunimin dhe solidaritetin në rajon
Duke folur për pandeminë, Zaevi tha se u tregua se sa e rëndësishme është që vendet të ndihmojnë njëri-tjetrin, të bashkëpunojnë, jo vetëm duke shkëmbyer përvoja në lidhje me sistemin shëndetësor, por gjithashtu të kenë bashkëpunim ekonomik dhe se “si të mbijetojnë këto muaj”.
Megjithatë, Zaevi theksoi, se përkundër pandemisë është e nevojshme të mos harrojmë edhe ekonominë.
“Këtu, në Ballkanin Perëndimor, ne kemi zhvilluar shumë mjete praktike se si të bashkëpunojmë së bashku, së bashku me vendet e Ballkanit që janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe solidariteti ishte i dukshëm, madje edhe më shumë se para pandemisë. Ne madje kemi ndihmuar njëri-tjetrin me vaksinat. Siç e dini, vendet e Ballkanit, veçanërisht vendet e Ballkanit Perëndimor që janë kandidatë për anëtarësim në BE, nuk kanë mjaft vaksina, tha Zaev dhe shtoi se vaksinat e para erdhën nga anëtarët e Unionit.
Kryeministri Zaev, së bashku me ambasadorin e SHBA-së në Athinë, Xhefri Pajat, siç raportohet nga korrespondentja e MIA-s nga Athina, sot do të marrin pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë për zhvillimin e interkoneksionit për transmetimin e gazit natyror.
Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi dhe Ministri i Mjedisit dhe Energjisë së Greqisë, Kostas Skrekas.