Ministri I Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Forumin tradicional të Dubrovnikut, këtë vit tematikisht I titulluar “Gjeopolitika ‘post’ – pandemike – bashkësi në një botë të ndarë”.
Siç kumtoi MPJ, Osmani do të flasë së bashku me homologët e tij dhe përfaqësues nga disa vende bga fqinjësia jonë më e gjerë, ku do t’I prezantojë pikëpamjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për ngjarjet aktuale lidhur me perspektivën euro-atlantike të shtetit tonë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë qëndrimit në Dubrovnik, ministri Osmani do të realizojë disa takime bilateral me sheaf të diplomacive të vendeve-anëtare të BE-së dhe përfaqësues të tjerë të lartë nga Evropa dhe SHBA-ja, qëndron në kumtesën e MPJ-së.