Procesi i integrimit evropian po bëhet gjithnjë e më pak i parashikueshëm. Prandaj, të mos lejohet që vakumi i zgjerimit të plotësohet nga forcat e treta, por iniciativa të mira për rajonin. Gjendja e pasigurisë së vendeve në rajon lidhur me anëtarësimin në Union mund të krijojë trazira dhe BE duhet të gjejë një mënyrë për ta vazhduar procesin e zgjerimit.
Këto ishin mesazhet kryesore të panelit “Evropa Juglindore: Përforcimi i bashkëpunimit dhe solidaritetit” gjatë konferencës dy-ditore të “Ekonomist” që mbahet në Athinë.
Kryeministri shqiptar Edi Rama në panelin theksoi se vendet në rajon nuk duan të kërkojnë një alternativë tjetër për anëtarësimin në BE.
Ai vlerësoi se procesi i integrimit evropian po bëhet gjithnjë e më pak i parashikueshëm dhe pas zgjerimit të madh në 2004, gjërat ishin më të vështira për Rumaninë dhe Bullgarinë në 2007, ndërsa madje edhe më të vështira për Kroacinë më pas.
“Por ne duhet të vazhdojmë të ecim përpara dhe unë besoj fuqimisht se ndërkohë do ta përpunojmë detyrën në shtëpo, do të vazhdojmë të shtyjmë me reformat, jo vetëm sepse kërkohet nga ne, por edhe për brezat e ardhshëm, ne duhet ta përforcojmë edhe bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal si një tërësi, theksoi Rama.
Kryeministri shqiptar tha se rajoni ka hyrë në një epokë të re të bashkëpunimit dhe lidhjes.
“Këtu është edhe procesi i Berlinit. Për shembull, me kryeministrin Zoran Zaev kohët e fundit kam pasur më shumë takime sesa me disa nga ministrat e mi. Nga ana tjetër, është e njëjta gjë edhe me kolegët e mi serbë, dhe kjo nuk është më një lajm, por është normale e re. Më herët kur takohesha me Aleksandar Vuçiq ky ishte lajmë më i madh, ndërsa tani është normale. Ne duhet të shtyjmë përpara me fqinjët tanë, por jo në mënyrë që ta ndajmë rajonin, të mos krijojmë diçka që është në kundërshtim me të gjithë vizionin e rajonit, por atë që u detyrohemi qytetarëve tanë,” përfundoi Rama.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti theksoi se bashkëpunimi midis vendeve në rajon, si dhe integrimi i tyre në Bashkimin Evropian, i cili duhet të jetë sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa jo të shtyhet, është mënyra e duhur për të ecur përpara dhe të sigurojë paqe afatgjatë dhe stabilitet.
Ish presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq tha se 22 vjet pas vendosjes së Procesit të Stabilizim-Asociimit dhe 18 vjet nga Agjenda 2003 në Selanik, vetëm Kroacia u bë anëtare e BE.
Sipas saj, BE duhet të gjejë një gjuhë të përbashkët dhe të vazhdojë me zgjerimin, dhe kjo duhet të jetë më shumë konsolidim, përkatësisht Ballkani Perëndimor nuk është oborr i BE-së, por një pjesë integrale e Unionit dhe duhet të konsolidohet në të.
Ish grek i Punëve të Jashtme, Jorgos Katrugalos, theksoi se historia nuk duhet të jetë një burg për qytetarët e rajonit, por një shkollë.
Ai theksoi se Bashkimi Evropian ka detyrim ndaj kandidatëve për anëtarësim, duhet t’i respektojë detyrimet e tij, ta respektojë punën e madhe që bëjnë këto vende, të solidarizohet në praktikë, jo vetëm në teori, dhe kjo, siç tha ai, janë sfida të mëdha për Evropën, jo vetëm në Ballkan por edhe në skenën botërore.
“Ne kemi një detyrim politik dhe moral të vazhdojmë me Agjendën e Selanikut, të vazhdojmë në frymën e Prespës, në mënyrë që të krijojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne, për qytetarët tanë dhe për vendet tona,” tha Katrugalos, i cili tani është deputet në Parlamentin grek.