Gjendja në sektorin e transportit në rajon, aktivitetet e planifikuara në të ardhmen, mundësia për të zgjeruar konceptin e “korridore të gjelbërta” për të lehtësuar transportin me vendet fqinje anëtare të BE-së dhe sigurinë nëpër udhët, janë temat e Këshillit të Ministrave në korniza të komunitetit të transportit, i cili mbahet në Bërdo afër Kranjit, ku është pjesëmarrës edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski.
Në fjalimin e tij në Këshillin e Ministrave, Boçvarski theksoi shembullin e të ashtuquajturës korridoret e gjelbërta që u vendos përgjatë periudhës së pandemisë si shembull i suksesshëm i transportit të shpejtë të mallrave dhe pajisjeve mjekësore synojnë të shmangin pengesat e kufirit.
“Nisma “korridoret e gjelbërta”, e promovuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë krizës shëndetësore, si një përgjigje e përkohshme dhe e shpejtë ndaj urgjencës aktuale shëndetësore, synonte të parandalonte mungesën e mallrave dhe pajisjeve të nevojshme mjekësore. Kjo iniciativë është provuar të jetë një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit rajonal. Arritja e tij kryesore për ruajtjen e flukseve tregtare në rajon, jo vetëm që kishte përfitime të konsiderueshme ekonomike, por gjithashtu u tregua shumë praktike në adresimin e nevojave urgjente të popullsisë gjatë pandemisë”, tha ministri Boçvarski.
Në Këshillin e Ministrave morën pjesë edhe ministrat e Transportit të vendeve nga rajoni, nënshkruesit e Marrëveshjes së komunitetit transportues, të Republikës së Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Republikës së Kosovës, Republikës së Serbisë dhe Republikës së Malit të Zi, si si dhe përfaqësues të Sekretariatit të komunitetit transportues dhe Komisionit Evropian.
Ata diskutuan gjithashtu edhe për Strategjinë e re për mobilitet stabil dhe të mençur nga perspektiva e Ballkanit Perëndimor, si dhe azhurnimin e listës së legjislacionit evropian dhe përshtatjen e tyre në anëtarët e komunitetit të transportues.
Në korniza të Këshillit të Ministrave, Boçvarski zhvilloi takime bilaterale me ministrin e Infrastrukturës të Kosovës Liburn Aliu dhe ministrin serb të Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës Tomislav Momiroviq.
Me homologun e Kosovës, Boçvarski diskutoi për transportin ndërkombëtar rrugor në mes dy vendeve dhe shkëmbyen informacione mbi ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, si dhe planet për ndërtimin e një stacioni kufitar hekurudhor të përbashkët. Në diskutimet me ministrin serb Momiroviq, ishte modernizimin rrugor dhe hekurudhor të Korridorit 10, si dhe ndërtimin e një stacioni të përbashkët hekurudhor në Tabanovce, si shembull i bashkëpunimit të mirë rajonal.
Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve paralajmëruan se nesër Boçvarski do të marrë pjesë në takimin ministror mbi ndërlidhjen ndërkufitare të vendeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor në korniza të presidencës sllovene me Këshillin e Bashkimit Evropian.