CIVILi organizon konferencë për shtyp nën titullin “Hapur, për të gjitha çështjet” më 29 qershor ( e martë), në hotelin Park Rezidence &Spa ( pas stadiumit të futbollit), salla New York, me fillim në ora 11.
Konferenca për shtyp do të transmetohet drejtpërdrejt në Fejsbuk faqen dhe në video kanalin e CIVILit.
Konferenca është e hapur edhe për ekipe gazetare me prezencë fizike. Gjatë transmetimit drejtpërdrejt, mund të parashtrohen pyetja në formë të shkruar, me mesazh në Fejsbuk ose në mail [email protected].
Si zhvillohet dhe si do të zhvillohet monitorimi zgjedhor i CIVILit këtë vit? Cilat janë arritjet dhe sfidat nga implementimi i projektit “Perspektivat evropiane, niveli i ardhshëm” në rrethanat e dhëna politike? Çfarë paraqet projekti “ Shoqëri e gjelbër për të gjithë”? Në cilën mënyrë zhvillohet nisma “Bëje dallimin: Respektoji dallimet”?
Në konferencën për shtyp, presidenti i CIVILit, Xhabir Deralla do të përgjigjet edhe në të gjitha pyetjet për të cilat është i interesuar publiku.
Pas konferencës për shtyp, CIVILi do të mbajë edhe ngjarje publike “Joqeveritaret nën lupë”, me fillim në ora 12.
CIVIL