Rusia ka përsëritur ofertën e saj për dialog me Bashkimin Evropian, pasi një numër udhëheqësish të BE shprehën kundërshtimin për të zhvilluar bisedime të nivelit të lartë me Presidentin Vladimir Putin.
Disa anëtarë të BE si Polonia dhe vendet Balltike kishin folur kundër dialogut me Rusinë, tha të premten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
“E ritheksoj se pendohemi për këtë kthesë të ngjarjeve”, tha Peskov.
Peskov shtoi se Putini mbeti i interesuar për dialog midis Moskës dhe Brukselit.
Në samitin e tyre që përfundoi të Premten, 27 udhëheqësit e BE nuk mund të bien dakord mbi një propozim të shtyrë nga Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe Kancelarja Gjermane Angela Merkel për të ngritur një samit me Rusinë.
Ata ranë dakord të ashpërsojnë qëndrimin e tyre ndaj Rusisë dhe kërcënuan me sanksione më të ashpra.
Ministria e Jashtme ruse tha se ishte e gatshme për një “dialog të barabartë” me BE, tha zëdhënësja Maria Zakharova.
Por ky dialog nuk mund të bazohet “në kërcënimet e sanksioneve të njëanshme dhe të paligjshme kundër vendit tonë, të cilat do të pasohen në mënyrë të pashmangshme nga një përgjigje proporcionale dhe Brukseli është i vetëdijshëm për këtë”, tha Zakharova.