Liderët e BE-së u dakorduan t’i sigurojnë Turqisë ndihmë prej afro tre miliardë euro sipas marrëveshjes për migrantët, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkeli, e cituar nga televizioni privat turk NTV. Ajo e dha deklaratën pasi shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së dje kërkuan nga Komisioni Evropian të japë propozim zyrtar lidhur me financimin që do të sigurohet për sirianët në Turqi dhe vendet e tjera.
Siç është theksuar në deklaratë, midis temave për të cilat është biseduar kanë qenë gjendja në Mesdheun Lindor dhe marrëdhëniet midis Turqisë dhe BE-së. Tekstin e përshëndet uljen e tensioneve në pjesën lindore të Mesdheut.
Deklarata gjithashtu informon për përgatitjet për dialog të nivelit të lartë me Turqinë për çështje me interes të përbashkët, siç janë migrimi, shëndetësia, klima, lufta kundër terrorizmit, çështjet rajonale. Nga KE-ja kërkohet menjëherë të japë propozim formal për vazhdim të financimit të refugjatë sirianë në vende siç janë Turqia, Jordani dhe Libani.