Mbetemi të zhgënjyer që vendet anëtare të BE-së nuk arritën ta miratojnë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut në takimin e djeshëm, por nuk ka dyshim se shteti I përmbushi detyrat e domosdoshme për hapje të negociatave inkuadruese me BE-në dhe ai është hap që besojmë se do ta rrisë stabilitetin rajonal dhe do t’I përmirësojë aktivitetin politik dhe ekonomik, porositi sot ambasadorja amerikane Kejt Meri Bërns, në Forumin e parë ekonomik të Shkupit.
SHBA-ja, theksoi Bërns, do të jetë me Maqedoninë e Veriut në çdo hap të këtij udhëtimi sepse kjo është në interes të qëllimeve tona të përbashkëta strategjike.
“Maqedonia e Veriut I tejkaloi destabilitetin politik dhe ndërmori reforma të rëndësishme demokratike. U bë partner stabil për sigurinë dhe përparimin e tërë rajonit dhe tregoi se është e gatshme t’I kryejë detyrat e rënda, të domosdoshme për realizim të qëllimeve strategjike. Nënshkrimi I Marrëveshjes së Prespës, anëtarësimi në NATO dhe hapja e rrugës drejt BE-së janë vetëm pjesë e sukseseve të rëndësishme dhe tani është koha që investimet dhe tregtia të fillojnë të sjellin benefite ekonomike nga këto fitore politike. Është koha që rritja ekonomike të zhvillohet”, theksoi Bërns.
Qëllimet e SHBA-së në Ballkan, theksoi Bërns, mbeten të qarta dhe të pandryshuara, duke cekur se në të ardhmen rajonin e shohin në paqe me fqinjët e vet, stabil de tërësisht të integruar në kornizën euroatlantike.
“Shikuar në veçanti, secila nga vendet e Ballkanit Perëndimor janë tregje të vogla për investues seriozë, por të gjitha së bashku janë një treg interesant prej 18 milionë dhe është seriozisht atraktiv për investuesit amerikanë dhe evropianë”, theksoi Bërns.
Në fund të ditës, porositi Bërns, Maqedonia e Veriut I tkaon Bashkimit Evropian dhe edhe pse është rrugë e gjatë, me rëndësi është të vazhdohet me përparim.
“Hapat në këtë rrugë janë me rëndësi të posaçme për qytetarët e vendit. Hapa si përforcimi I sundimit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit, përmirësimi I infrastrukturës, integrimi në ekonominë me fqinjët, krijimi I klimës për investim dhe biznes, janë gjëra të cilat nuk janë vetëm kritere për BE-në, por janë posaçërisht të rëndësishme edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Bërns.
Presidenti Bajden, theksoi Bërns, në suaza të vizitës në Evropë porositi se “duhet ta ndërtojmë të ardhmen e përbashkët që e kërkojmë”, dhe vazhdimi I ndërtimit të lidhjeve, theksoi Bërns, mes Maqedonisë së Veriut dhe fqinjëve do ta ndërtojë ajo e ardhme e përbashkët dhe do të lejojë vendi, rajoni dhe SHBA-ja ta rrisin sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik.