Ministri gjerman për Evropën Michael Roth sot gjatë Këshillit të Punëve të Përgjithshme të BE, njoftoi në Twitter se Bashkimi Evropian duhet të përmbushë detyrimet e tij ndaj Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë pa vonesa.
– Ju lutem Çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar progresin e të gjithë Bashkimit Evropian. Le të mendojmë strategjikisht dhe të kuptojmë: ne duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore TANI, plus që nuk kemi asnjë interes për të lënë një vakum strategjik atje. Faleminderit, postoi në Twitter Roth.
Më parë, përpara Këshillit të Ministrave, Roth përsëriti qëndrimin e Gjermanisë se çështjet dypalëshe nuk duhet të pengojnë procesin e zgjerimit.
Siç është raportuar më parë nga korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, ministrat e BE për çështjet evropiane debatuan për miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe sipas burimeve diplomatike të BE, Bullgaria refuzoi të dorëzohej.
Debati mbi zgjerimin këtë mëngjes në takimin ministror në Luksemburg ishte mjaft i fortë, thanë diplomatët, veçanërisht në lidhje me Maqedoninë Veriore dhe bllokadën Bullgare. Sipas të pranishmëve, më këmbëngulësi ishte Gjermania, e cila tregoi një angazhim të fortë për të filluar negociatat me vendin. Sofjes përsëri iu tha se besueshmëria e të gjithë BE ishte në rrezik dhe se kritikat e vendeve anëtare ndaj pozitës së Bullgarisë ishin “të shumta”, thanë diplomatët e BE.