Kryetarët e komisioneve kuvendore për politikë të jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Antonio Milloshoski dhe Mimi Kodheli sot nga Shkupi dërguan porosi të përbashkët deri te BE-ja se të dy vendet duhet t’i fillojnë negociatat për inkuadrim në Union dhe se çështjet bilaterale ndërmjet vendeve nuk duhet të vihen në kornizën për negociatat inkuadruese.
Milloshoski theksoi se sot, kur në Bruksel mbahet këshilli ministror, do të ketë lajme të mira për Serbinë dhe për Malin e Zi, të cilat do t’i hapin konferencat ndërqeveritare sipas metodologjisë së re, por do të jetë edhe një zhgënjim për Maqedoninë dhe Shqipërinë sepse nuk pret të sillet vendim për fillim të negociatave.
“Plotësisht zhgënjyese për opinionin e Maqedonisë është që Qeveria jonë para tre viteve ka manipuluar se kemi marrë datë për negociata, e dukshme është se jemi larg atij vendimi pozitiv. Plotësisht nëse BE-ja vazhdon të punojë në këtë mënyrë, dhe atë në vetë rajonin të vazhdojë ta humb kredibilitetin e saj”, tha Milloshoski.
Ne shtoi ai, nga viti 2009 kemi rekomandim për fillim të rekomandimeve, BE-ja nuk arrin të sigurojë konsensus që ato negociata të fillojnë.
“Mendimi im është se BE-ja pa Ballkanin Perëndimor nuk do të jetë e plotë dhe mendimi im personal është se për shkak të këtyre bllokadave ndoshta e dukshme është Bullgaria si vend individual, por unë nuk jam i sigurt se Bullgaria është vendi i vetëm i cili nuk i jep prioritet zgjerimit të BE-së. Me siguri, edhe disa vende tjera, të cilat janë më të qeta ndajnë ndonjë qëllim të përbashkët zgjerimi të jetë sa më i ngadalshëm”, konsideron Milloshovski.
Ai konsideron se BE-ja dëshiron të bëjë një hap në zgjerim, atë mund ta menaxhojë edhe me Bullgarinë në lidhje me çështjen e Maqedonisë së Veriut.
“E dukshme është se nuk ekziston dëshirë e mjaftueshme në vetë BE-në dhe se nuk ekziston kredibilitet i mjaftueshëm në vetë Maqedoninë që dikush të investojë kapital të tillë politik”, tha Milloshovski.
Në lidhje me Bullgarinë dhe tezën se bisedohet për gjuhën dhe identitetin, deputeti i VMRO-DPMNE-së tha se sipas informacioneve të tyre gazeta “24 orë” është brifuar nga kabineti i kryeministrit aktual, ndërsa edhe vetë shkuarja e Zoran Zaevit në Sofje dhe sjellja e tij viteve të fundit u jep të drejtë të besojnë se ai ka ofruar draft-dokument në version jozyrtar që Qeveria nuk dëshiron ta ndajë me Parlamentin dhe gazetarët.
Çështja e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, sipas tij, mund të zgjidhet pas shembullit të Sllovenisë dhe Kroacisë, kontestet bilaterale të mos vihen në kornizë për negociata.
Milloshoski dhe Kodheli vlerësuan se kanë bashkëpunim të shkëlqyer, ndërsa ajo ka udhëtuar në Shkup me ftesën tonë që të bisedojnë për çështjet bilaterale, por edhe të këmbejnë përvoja për procesin eurointegrues.
Kryetarja e Komisionit Kuvendor për politikë të jashtme të parlamentit shqiptar Kodheli e ndau mendimin se sot është ditë e rëndësishme për zgjerimin për shkak të mbledhjes së ministrave për punë të jashtme të BE-së, por megjithatë theksoi se është e bindur që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet së bashku të vazhdojnë në këtë rrugë.
“E përshëndes mendimin se hapja e negociatave me metodologjinë e re për Serbinë dhe Malin e Zi është gjithsesi lajm pozitiv për Ballkanin Perëndimor. Ne jemi të bindur si shqiptarë, si politikë e Shqipërisë se udhëtimi ynë do të jetë i përbashkët, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut së bashku në rrugën evropiane. Ne asnjëherë nuk kemi pasur kurrfarë konteste ndërmjet nesh, do të ndihmohemi pa dallim të përgjigjes që do ta marrim”, tha deputetja shqiptare.
Kodheli konsideron se fuqishëm beson se të gjitha nismat rajonale do të jenë mbështetje në të dy palët në proceset tona integruese, dhe se nevojitet intensifikim i marrëdhënieve edhe ashtu të mira me Maqedoninë e Veriut.
Deputetja shqiptare tha se shpresat e tyre ishin në kryesimin portugez, por tani shpresojnë se hapja e negociatave do të ndodh në kryesimin slloven.
Kodheli konsideron se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, si dy vende nga Ballkani Perëndimor duhet së bashku ta kalojnë procesin integrues për hyrje në BE. Ajo nuk beson se Shqipëria është “peng” i kontestit maqedono-bullgar.
Përveç me Milloshoskin, i cili kryeson me Komisionin kuvendor për politikë të jashtme, Kodheli ka takim edhe me Izet Mexhitin, kryetar i grupit të deputetëve të Kuvendit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë dhe me anëtarët e saj.