Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në ditën e parë të vizitës së tij të punës në Zagreb e vizitoi Akademinë kroate për trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ata shkëmbyen përvoja me njerëzit e parë të Akademisë në lidhje me funksionimin e dy institucioneve. Ministri Marçiq theksoi se Akademia për gjyqtarët dhe prokurorët në vendin tonë është hyrja e vetme e saktë në sistemin gjyqësor dhe si e tillë është një institucion kyç të cilit i kushtohet kohë dhe vëmendje.
Ministri i Drejtësisë vazhdon vizitën e tij në Kroaci me takim dypalësh me ministrin kroat të Drejtësisë dhe Administratës, Ivan Malenica. Të dy ministrat do të diskutojnë thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, si dhe shkëmbimin e përvojave të Kroacisë në kryerjen e negociatave para-qasëse për anëtarësimin në BE.