Në Gjykatën Penale në Shkup sot është paraparë që të publikohet aktgjykimi për rastin “Tortura”. Si i akuzuar i parë në këtë rast është ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe gjashtë pjesëtarë të njësitit policor “Alfat”.
Rastin për këtë lëndë e udhëheq gjykatësja Aleksandra Ristovska, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurori publik Lubomir Lape.
Sipas aktakuzës së dorëzuar nga ish-Prokuroria Speciale Publike, i akuzuari i parë Sasho Mijallkov si person zyrtar, drejtor i DSK-së, për shkak të diskriminimit në bazë të përcaktimit politik, i ka detyruar të akuzuarit që të ndërmarrin veprime të cilat janë theksuar në dispozitivin e aktakuzës dhe njëherësh për veprimin e tillë të tij është akuzuar se ka kryer vepër penale torturë dhe veprime të tjera mizore dhe johumane dhe ndëshkime.