CIVILi organizon ngjarje publike (panel diskutimi) me temë “Sa jemi të berabartë?” kushtuar politikave dhe praktikave për barazi, mosdiskriminim dhe promovim të vlerave evropiane në njësitë e vetëqeverisjes lokale, më 17 qershor, nesër (e enjte), në hotelin City Park, me fillim në ora 13. Ngjarja do të zgjasë 45 deri 60 minuta.
Si folës në ngjarjen do të marrin pjesë kryetari i komunës Shuto Orizarë, Kurto Dudush, kryetari i komunës Butel, Velimir Smilevski dhe kryetari i komunës Gostivar, Arben Taravari. Ngjarjen do ta moderojë Dijana Tahiri nga CIVILi.
Çështja kryesore në panelin ka të bëjë me kapacitetet, mundësitë, politikat dhe praktikat në nivel lokal në promovimin e vlerave evropiane, dhe në ato korniza edhe të barazisë, mosdiskriminimit në nivel lokal.
Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në Fejsbuk faqen dhe në video kanalin e CIVILit, ndërsa do të mbahet pa publik.
Gjuha e punës në ngjarje është maqedonase, port ë gjitha materialet do të jenë në dispozicion në gjuhë maqedonase, shqipe dhe angleze.
Paneli është pjesë e projektit “Perspektivat evropiane” të cilin CIVILi e zbaton eme mbështetje nga Ministira për punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë, nga 1 prilli I këtij viti.
Marrja e përmbajtjeve është e mirëseardhur sipas licencës Creative Commons 4.0.