Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot para fillimit të Samitit të NATO-s u takua me kolegun e saj norvegjez, Frank Bake Jensen, ku u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilateral mbrojtëse mes dy vendeve.
“Mbretëria e Norvegjisë shumë here deri më tani tregoi se është mikja dhe aleatja jonë e vërtetë. Stërvitja e ekipit mjekësor të Maqedonisë së Veriut në Norvegji dhe pjesëmarrja e tyre në misionin në Afganistan dhe punë në spitalin norvegjez në Kabul është shembull për bashkëpunim mes aleatëve dhe zhvillim I sigurisë kolektive. Maqedonia e Veriut deri në vitin 2028 duhet të zhvillojë aftësi të NATO-s në formë të ekipit kirurgjik I cili do të qëndrojë në dispozicion I resurs I NATO-s. Përvojën që e përfitoi ekipi mjekësor ushtarak I Maqedonisë së Veriut, njohuritë që I mori nga kolegët norvegjezë, për atë qëllim është me rëndësi të vlefshme”, tha Sjhekerinska në takim.
Udhëtimi I përbashkët I suksesshëm I ekipit ushtarak-mjekësor në Afganistan, mbështetja e vazhdueshme nga Norvegjia në periudhën e pandemisë, si dhe ndihma në domenin e ndërtimit të integritetit dhe zhvillimin e Qendrës rajonale për marrëdhënie me opinionin, I cili është edhe Qendër e certifikuar e NATO-s, janë vetëm disa nga shembujt me të cilat dy vendet tregojnë se si përforcohet uniteti në NATO”, konkluduan ministrant Shekerinska dhe Bake Jensen.
Takimi I ministrave të mbrojtjes u realizua në prag të Samitit të liderëve të Aleancës, I cili është kyç për zhvillimin e NATO-s, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.
Temë kryesore e Samitit është iniciativa NATO 2030, përforcimi I mbrojtjes kolektive, përforcimi I rezistencës së shoqërive ndaj sfidave të reja dhe zhvillimi I teknologjisë e cila ka ndikim gjithnjë e më të madh në ndërtimin e kapaciteteve dhe aftësive mbrojtëse.