Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot do të marrë pjesë në ueb Konferencën me Oda ekonomike në Stamboll me temë: “Mundësi tregtare dhe investuese me Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Qëllimi i Konferencës, siç informojnë nga MPJ është afrimi me subjektet ekonomike nga të dy vendet dhe promovimi i mundësive dhe kushteve për investimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut para kompanive turke.