Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot ka mbajtur takim me kryetaren e Odës së mjekëve, Kalina Grivçeva Stardellova dhe me kryetaren e Shoqatës së mjekëve private, Lilija Çollakova Dervishova, si dhe me koordinatorët e rajonave të shoqatës nga qytetet në tërë shtetin.
Në takim, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, u diskutuan më shumë çështje të ndryshme me qëllim të përmirësimit të punës së mjekëve amë, rritjen e funksionalitetit dhe avancimit të kushteve për punë të mjekëve amë.
“Qëllimi është që përmes këmbimit të informatave të kontribuohet drejt realizmit të zgjidhjeve cilësore. Në periudhën që vijon do të ndërmerren aktivitetet e nevojshme për afrimin e shërbimit të mjekëve amë ndaj pacientëve në mjediset rurale, me çfarë do të sigurohet qasje drejt mbrojtjes cilësore shëndetësore për të gjithë qytetarët”, qëndron në njoftim.