Përcaktimi i propozimit për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues është në rend dite të seancës së sotme të Komisionit Kuvendor për Çështje të Emërimeve, ndërsa para Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri është Propozim vendimi i Qeverisë për vazhdimin e afatit për ekzistencën e gjendjes së krizës deri në fund të vitit. Në Kuvend seancë do të mbajë edhe Këshilli Kombëtar për Eurointegrime, i cili ndërkohë, do të debatojë për perspektivat për integrim evropian të shtetit në prag të samitit të qershorit të Këshillit Evropian.
Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve, përveç për propozimin për kandidatë për gjykatësit kushtetues, duhet të debatohet edhe për shumë propozim vendime, mes të cilave për ndryshimin e vendimeve për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të komisioneve të Kuvendit, për zgjedhjen e shefit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit në Asamblenë parlamentare të Organizytës Veriatlantike (NATO), për përcaktimin e përbërjes së Delegacionit të Kuvendit në Unionin Interparlamentar (UIP). Në rend dite janë edhe propozim-vendimet për zgjedhjen e shefit dhe anëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të RMV-së në Asamblenë parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK), për ndryshimin e Vendimit për emërim të kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe nënkryetarëve – anëtarë të Këshillit Kombëtar – për plotësimin e Vendimit për themelimin e grupeve të deputetëve të Kuvendit për bashkëpunim me parlamente të shteteve të tjera dhe zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve të deputetëve për bashkëpunim me parlamentet e shteteve të tjera.
Vazhdimi i gjendjes së krizës, siç qëndron në propozim vendimin, është me qëllim që të sigurohet vazhdimësi në kryerjen e aktiviteteve në kushte të pandemisë së kovidit nga ana forcave të Armatës dhe forcave të sigurisë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe veprim në kohë, në mënyrë efikase, efektive dhe në mënyrë të koordinuar të të gjitha institucioneve për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik. Qeveria e miratoi propozim vendimin për vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës në seancën më datën 1 të këtij muaji, në propozim të Komitetit Drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhimin me krizën.
Është paralajmëruar edhe seancë e Komisionit Ligjdhënës-Juridik, e cila, mes tjerash, duhet të marrë vendim rreth Propozim-ligjit për shpalljen e një pjese të Malit Sharr për park kombëtar, në lexim të dytë, propozim-ligjet për ndryshimin e Ligjit për shërbimet postare, të ligjit për veprim me objektet e paligjshme, të Ligjit për siguri për siguri në sistemin hekurudhor, të gjitha në lexim të dytë.