Çdo ditë një veprim i ri anti-shtetëror i udhëheqjes së VMRO-DPMNE – këto janë deklarata të pasakta dhe të papërgjegjshme që minojnë me vetëdije proceset diplomatike që synojnë zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë Veriore që duhet të jenë me interes të përbashkët, ka theksuar Qeveria.
– Nuk ka negociata të fshehta, pozicionet maqedonase deklarohen qartë dhe me zë të lartë dhe VMRO-DPMNE dhe publiku i brendshëm dhe bashkësia e gjerë ndërkombëtare janë të njohur me atë, thonë ata.
Në të gjitha komunikimet e anëtarëve të Qeverisë, Qeveria i tha MIA-s, me çdo rast theksohet se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas kurrë nuk kanë qenë dhe nuk do të lejohen të jenë në tryezën e bisedimeve me ndonjë palë.
– Ne presim në periudha të rëndësishme për shtetin përgjegjësinë maksimale nga të gjithë aktorët, dhe jo populizmin me manipulime për interesat e partive të vogla, theksoi Qeveria.