CIVILi do të mbajë ngjarje publike “A mundemi bashkë?” në të cilin do të bëhet fjalë për përfitimet kur bashkësitë e ndryshme punojnë dhe jetojnë bashkë, sot, në hotelin Park Rezidence&Spa pas stadiumit të qytetit në Shkup.
Pjesëmarrës në panelin do të jenë aktorja Vlladanka Dimkovska, aktivistja Lisa Bauta Shaqiri dhe pronari i biznesit në IT sektorin, Vanço Ordanoski. Moderatore e panelit do të jetë Dijana Tahiri.
Pjesëmarrësit do të ndajnë qëndrime dhe përvoja se si reflekotojnë multikulturalizmi dhe respektimi i dallimeve në mjediset e punës dhe ato jetësore.
Debati është pjesë e Nismës “Bëje dallimin: Respektoji dallimet” që zbatohet me mbështetje nga Ministria për punë të jashtme dhe çështje evropiane e Dukatës së Madhe të Luksemburgut.
Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në video kanalin dhe Fejsbuk faqen e CIVILit, ndërsa përmbajtjet do të botohen në CIVIL MEDIA, platformën mediatike të organizatës në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. Ekipet televizive janë të mirëseardhura, me lutje për përmbajtjen ndaj protokolleve për mbrojtje nga Kovid-19.
Marrja e përmbajtjeve është e mirëseardhur, sipas licencës Creative Commons 4.0.