Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot ka takuar kryetarin e tanishëm të Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati.
Me këtë rast është biseduar rreth Gjykatës Kushtetuese, sundimit të ligjit dhe reformave në drejtësi.
“Grubi dhe Murati kanë diskutuar edhe rreth përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të të punësuarve në këtë Gjykatë, përfshirë këtu edhe avancimet e fundit që janë bërë duke respektuar kështu gjithë procesin që është i garantuar me Ligj dhe Kushtetutë. Në takim është vlerësuar se mandati i Muratit është përfunduar me dinjitet dhe sukses, ndërsa gjatë kësaj periudhe Qeveria ka siguruar më shumë buxhet për funksionim më adekuat të këtij institucioni”, thuhet në njoftimin e kabinetit të zëvendëskryeministrit Grubi.
Gjykata Kushtetuese, si ruajtëse e ligjit dhe kushtetutshmërisë në vend, siç u theksua, “siguron funksionalitetin e institucioneve të vendit duke garantuar mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të njeriut”.