Marrëveshja e Prespës, në përgjithësi, tregon se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka kurrfarë lidhshmërie me Greqinë antike dhe këtu biseda mbaron, por me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë nga viti 2017, ndoshta vjen çështja më e madhe më komplekse, deklaroi eurodeputeti dhe raportues i Parlamentit Evropian për vendin, Ilhan Quçuk.
Ai, mbrëmë duke qenë mysafir në emisionin “Klik Plus” në TV21, vlerësoi se do të nevojitet kohë të zgjidhet problemi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe se do të nevojitet “më mirë të njoftohemi”.
“Marrëveshja e vitit 2017, duke e parashtruar temën për histori të përbashkët, tregon edhe diçka se kjo çështje nuk mund të zgjidhet në afat prej disa viteve, ky është dallim i rëndësishëm me Marrëveshjen e Prespës. Marrëveshja e Prespës në përgjithësi tregon se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka kurrfarë lidhje.
Sipas tij, kjo çështje do të zgjidhet gjatë kohës dhe në vitet në vijim nuk do të kërkohet përgjigje e thjeshtë e “çështjeve shumë të komplikuara të akumuluara gjatë viteve”.
“Do të nevojiten përpjekje, do të duhet të njoftohemi më shumë. Evidente është se për ngjarjet e njejta historike kemi interpretime të ndryshme, kemi sqarime të ndryshme, pikëpamje të ndryshme, një në Bullgarinë, tjetra në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Quçuk.
Eurodeputeti konsideron se nuk duhet të pritet që vendi t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE në qershor, duke i marrë parasysh ngjarjet në Bullgari dhe mospasjen e qeverisë politike.