Drejtoria për të ardhurat publike i informon qytetarët se me 31 maj të vitit 2021, skadon afati ligjor për konfirmim ose korrigjim të Paraqitjeve tatimore vjetore (PTV) për të ardhurat që kanë fituar gjatë vitit 2020.
Në pajtim me këtë afat, tatimpaguesit e regjistruar në sistemin e Tatimit Personal, përmes profileve të përdoruesve kanë mundësi të ndryshojnë statusin e aplikacionit, pra ta konfirmojnë ose korrigjojnë atë.
“Pas skadimit të afatit ligjor, paraqitjet tatimore vjetore do të marrin statusin e paraqitjeve përfundimtare tatimore, në pajtim me statusin e fundit të PTV-së, të konfirmuar ose të korrigjuar. Më 1 qershor të vitit 2021, paraqitjet vjetore tatimore do të konfirmohen zyrtarisht, të cilat as nuk u konfirmuan dhe as nuk u korrigjuan nga qytetarët”, thuhet në njoftim.
“Apelojmë tek qytetarët, që kanë realizuar të ardhura, por nuk janë regjistruar ende në sistemin e-Tatimi personal, ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur, duke marrë parasysh përfitimet e shumta të përdorimit të sistemit, duke përfshirë kursimin e kohës”, thuhet në njoftimin e DAP-it.