CIVILI organizon ngjarje publike ( panel diskutimi) në temën “Vlerat evropiane – mision i (pa) mundur: Barazia, mosdiskriminimi dhe multikulturalizmi përmes prizmës së politikave dhe praktikave në nivel nacional”, më 26 maj, ( e mërkurë) në hotelin Park Rezidence ( salla New York), me fillim në ora 13. Ngjarja do të zgjasë 60 minuta.
Pjesëmarrës në panelin janë zëvendës kryeministri Artan Grubi dhe Koordinatori nacional për interkulturalizëm, Robert Allagjozovski. Moderator në panelin do të jetë Xhabir Deralla, CIVIL.
Çështja kryesore e panelit i referohet mundësive, politikave dhe praktikave në nivelin kombëtar në promovimin e vlerave evropiane, dhe brenda kësaj kornize barazia, mosdiskriminimi dhe multikulturalizmi në vend.
Për më tepër, ne do të trajtojmë nëse dhe në çfarë mase është zbatuar Marrëveshja e Ohrit në 20 vitet e fundit, si dhe si dhe në çfarë mase është duke u implementuar Strategjia Një Shoqëri për Të Gjithë.
Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në Fejsbuk faqen dhe video kanalin e CIVILit dhe prania e ekipeve televizive do të lejohet me respektim të rreptë të protokollebve për mborjtje nga Kovid -19. Të gjitha materialet nga ngjarja do të jenë në dispozicion në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.
Paneli është pjesë e projektij “Perspektivat evropiane” të cilin CIVILi e zbaton me mbështetje nga Ministria për Punë të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë, nga 1 prilli.
Marrja e përmbajtjeve është e mirëseardhur, me licencën Creative Commons 4.0
CIVIL