Rroga neto mesatare e paguar për të punësuarit në muajin mars 2021 është 28,217 denarë dhe shënon rritje në krahasim me marsin e vitit të kaluar për 6,8 përqind, njoftoi Enti shtetëror i statistikave.
Sipas të dhënave të publikuara, rritja e tillë i referohet, para së gjithash, rritjes së rrogës mesatare të paguar neto për të punësuar në sektorët art, argëtim dhe rekreacion për 17,9 përqind, veprimtari të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale për 12,3 përqind dhe informata dhe komunikim për 12,1 përqind.
Rritje e rrogës mesatare të paguar neto për të punësuarit, në raport me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët xehtari dhe nxjerrje e gurëve për 14,9 përqind, veprimtari të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale për 5,3 përqind dhe ndërtimtari për katër për qind.
Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, rroga mesatare e paguar bruto për të punësuar në mars 2021 është 42,097 denarë.