Asambleja për qytetarët me përgjigje të hapur dhe rimëkëmbje të hapur nga pandemia nga Kovid-19, TIK infrastrukturë e përmirësuar, si dhe pjesëmarrje të qytetarëve si një koncept për Parlament të hapur, janë tri angazhimet e planit të ri të veprimit të Kuvendit për periudhën e vitit 2021 -2023, për përgatitjen e të cilit vazhduan sot konsultimet me organizatat civile.
Angazhimet për projektin e ri, si dhe realizimin e planit të deritanishëm të veprimit u prezantuan sot në konferencë onlajn, brenda javës së Partneritetit për qeverisje të hapur (PQH).
Pjesëmarrësit e konferencës thanë se modernizimi dhe transparenca e Parlamentit do ta përmirësojnë funksionalitetin e legjislaturës dhe do të ndihmojnë qytetarët të jenë të azhurnuar me vendimmarrjen dhe të përfshihen në to. Demokracia, përgjegjësia, llogaridhënia, aksesueshmëria, janë fjalët me të cilat në një sondazh të shkurtër në internet përshkruan atë që për ta do të thotë transparencë e Kuvendit.
Ndër të tjera, plani i ri do të promovojë konceptin e funksionimit të zyrave të deputetëve për kontakt me qytetarët.
Raportet do të bëhen nga të gjitha qytetet ku veprojnë këto zyra, të cilat do të transmetohen në kanalin parlamentar në mënyrë që të shpjegohet lokalisht se ku njerëzit mund të takohen me deputetët.
Nënkryetari i Kuvendit Goran Misovski theksoi se shënimi i Javës së Partneritetit për qeverisje transparente tregon se legjislatura mbetet e qëndrueshme në përmbushjen e vendimeve të marra në vitin 2018 kur u miratua Plani i parë i Parlamentit të Hapur, i cili u bë pjesë e Planit Kombëtar të Veprimit 2018- 2020.
Deputetët, tha ai, janë zgjidhur nga qytetarët dhe ata duhet të informohen për atë që po ndodh në Kuvend dhe për mënyrën në të cilën sillen vendimet që ndikojmë në jetët e tyre dhe si të përfshihen ata në ato procese.
Robert Skot Hajzel, lider i ekipit të Programit për mbështetje parlamentare dhe drejtor i lartë resident i Institutit kombëtar demokratik (IKD), i prezantoi aktivitetet me të cilat e mbështesin transparencën e Kuvendit.
“Programi mbështetet nga Kuvendi dhe është një përpjekje e përbërë nga pesë shtylla: dialogu i politikave, reformat institucionale, funksionet e mbikëqyrjes legjislative, transparenca dhe llogaridhënia. Ne jemi të përkushtuar ndaj procesit OGP në Parlament, një faqe e re dhe e përmirësuar në internet, një portal i hapur i të dhënave, një kanal parlamentar i përmirësuar, të gjitha do të jenë të disponueshme në smartfon. Këto janë disa nga mënyrat me të cilat e mbështesim Kuvendin”, tha Hejzllet.
Konferenca vazhdon me sesione paralele onlajn për secilën nga angazhimet në planin e propozuar të veprimit.