CIVILI organizon panel në temën “Multikulturalizmi dhe vlerat evropoane në media”, më 20 maj ( e enjte), në hotelin City Park ( përballë Fontanës në Parkun e qytetit), me fillim në ora 13.
Pjesëmarrës në panelin do të jenë Elida Zylbeari, redaktore e Portalb, Dragan Antonovski, drejtor dhe kryeredaktor i MIA dhe Filjana Koka, zëvendëse e kryetarit të SHGM dhe gazetare në TVM. Ngjarjen do ta moderojë Dehran Muratov, CIVIL.
Me cilat sfida përballen mediat? Cili është roli i mediave për promovimin e vlerave evropiane dhe multikulturalizmit në vendin tonë? Këto janë disa nga pyetjet që do të parashtorhen në panelin.
Në pajtim me protokollet për mbrojtje nga Kovid-19, paneli do të mbahet pa publik, ndërsa panelistëve do tu mundësohet të marrin pjesë me presence fiyike dhe onlajn. Ngjarja do të zgjasë 60 minuta.
Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejtë në video kanalin dhe Fejsbuk faqen e CIVILit, ndërsa përmbajtjet që do të dalin nga ngjarja, do të publikohen në CIVIL MEDIA, platformën mediatike të organizatës, në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. Ekipet televizive janë të mirëseardhura, me lutje t’u përmbahen rreptësishtë protokolleve për mbrojtje nga Kovid-19.
Marrja e përmbajtjeve është e mirëseardhur, sipas licencës Creative Commons 4.0.
CIVIL