Komisioni i Kuvendit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, sot në seancë konkludoi se iniciativa për shpalljen e referendumit për vendosje në nivel shtetëror, e dorëzuar përmes iniciativës qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë” nuk është në rregull, pasi nuk është dorëzuar në formë të paraparë në nenet 66 dhe 70 nga Ligji për referendum. Konkluzioni do t’i dërgohet kryetarit të Kuvendit, ndërsa iniciatorët sërish mund të parashtrojnë kërkesë në dhomën ligjdhënëse.
“Nënshkrimet nuk janë mbledhur para institucionit të autorizuar, në njësitë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë, ku në orar të punës duhet të nënshkruhen dhe duhet të botohen në institucion. Kjo është procedura dhe në atë mënyrë duhet të mblidhen 100 nënshrime. Kur të jetë në rregull iniciativa, duhet ta dorëzojnë në Kuvend dhe në afat prej dy ditëve, Komisioni për sistem politik dhe Komisioni ligjdhënës juridik duhet të marrin vendim për rregullsinë. Nëse është në rregull, dy komisionet dërgojnë raport deri te kryetari i Kuvendit”, deklaroi deputetja Sonja Mirakovska, kryetare e Komisioonit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.
Ajo sqaroi se iniciativa duhet të konfirmohet me 10.000 nënshkrime, që organet kompetente duhet të shpallin referendum në nivel shtetëror.
Iniciativa qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë”, me përfaqësuesen e autorizuar Dragana Spasevska ka dorëzuar iniciativën për referendum me rreth 5090 nënshkrime.