Presidenti Stevo Pendarovski sot do të qëndrojë për vizitë punë njëditëshe në Republikën e Sllovenisë, me rastin e pjesëmarrjes në takimin e dhjetë jubilar të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni.
Nikoqir i takimit, i cili mbahet në Bërdo në Kranj, është presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.
Në takim, siç informojnë nga kabineti i presidentit Pendarovski, do të marrin pjesë edhe presidenti Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryesuesi dhe dy anëtarë të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, Shefik Xhaferoviq dhe Zhelko Komshiq, presidenti Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq dhe presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
Pas përfundimit të takimit, është paraparë që liderët të kenë përfundime finale sa i përket disa temave kyçe, siç janë procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, përballja me pasojat e pandemisë së KOVID-19, rimëkëmbja ekonomike e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të ngjashme.
Në kuadër të pjesëmarrjes në Procesin Bërdo-Brioni, është paraparë që presidenti Pendarovski të realizojë disa takime bilaterale me presidentët e rajonit.