Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë, tregojnë të dhënat nga mostrat nga 157 ekzemplarë për analiza fizike-kimike dhe 157 për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm të marrë nga 49 vende matëse në Qytetin e Shkupit.
Nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi në Shkup informojnë se raporti për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm I përpunuar në periudhën prej 10 deri 14 nga Sektori për kontroll sanitar, që në të vërtetë është laboratori I parë në vend I cili e akrediton punën e vet sipas standardit ISO 17025:2018.
“Në pajtim me rezultatet e marra nga hulumtimet, të gjithë ekzemplarët I PËRGJIGJEN Rregullores për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm (Gazeta zyrtare e RM-së, nr.183/18)”, përmendet në njoftimin e Ndërmarrjes publike.