Kombinim i përvojës dhe energjisë së re, kështu lideri i LSDM-së, Zoran Zaev mbrëmë vonë i cilësoi ndryshimet dhe vendimet kadrovike të votuara në kongresin e 26-të të partisë.
Delegatët në kongresin për zëvendëskryetar e zgjodhën Sanja Llukarevskën. Për sekretar të përgjithshëm është rizgjedhur Lupço Nikollovski, përderisa nënkryetarë të rinj janë Fatmir Bytyqi dhe Venko Filipçe, krahas atyre aktualë dhe përsëri janë zgjedhur Milla Carovska dhe Oliver Spasovski.
Në kongres si sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar është rizgjedhur Bojan Mariçiq, ndërsa për kryesues i KQ Pero Kostadinov, kryetari aktual i Vallandovës.
Anëtarë të Këshillit Ekzekutiv janë Ana Daneva Markova, Stefan Bogoev, Nina Fiti, Dimitar Kovaçevski, Milena Stefanoviq, Kostadin Kostadinov, Andrijana Budimir, Blagoj Boçvarski, Renata Jajoska, Petre Shilegov, Sofija Pejkova, Muhamed Zeqiri, Melisa Cenovska Serafimovska, Nikica Baçoski, Tanja Tomiq, Darko Kaevski, Jovana Tërpçevska, Vasko Kovaçevski. Sekretar organizativ është Martin Popov.
LSDM ndryshoi edhe dy të tretat e anëtarësisë së Këshillit Qendror. Siç theksoi Zaevi është përfaqësuar barazia gjinore dhe ajo e moshës, por një pjesë e madhe e anëtarëve janë njerëz nga sfera të ndryshme që janë dëshmuar në veprimtarinë e vet, ndërsa nuk kanë qenë pjesë e strukturave partiake: juristë, ekonomistë, sociologë, mjek, specialistë…
“Përbërja e re e KQ është dëshmi se LSDM vazhdon të ndryshojë. Vendosim standarde të reja të veprimit politik. Kjo përbërje është freski e re, garanci se ndryshimet në LSDM nuk janë të rastësishme dhe spontane, por vazhdimësi ku më me përkushtim ju shërbejmë qytetarëve dhe shtetit. Ekipi që fiton nuk ndryshon, por ndërtohet mbi mentalitetin fitues. Një tipar të tillë kanë partitë e hapura siç është LSDM. Është votuar propozimi për freskim partiak të Këshillit zgjedhor, dy e treta janë njerëz të rinj. Përbërja është lidhje mes përvojës dhe energjisë së re, përmban vazhdimësi dhe njerëz të rinj. Me këtë bëjmë freskim të rëndësishëm të programit, por e ruajmë edhe përvojën. Nga 120 kandidatë të KQ së re, 60 janë gra, 60 burra, ndërsa 45 janë të rinj. Krahas përfaqësimit të plotë të barabartë të grave dhe burrave, kemi edhe 37,5 për qind përfaqësim të të rinjve”, theksoi Zaevi në konferencë për media pas kongresit.
LSDM, shtoi lideri i partisë, edhe një herë dëshmoi sjellje të fuqishme, vendimtare, me përgjegjësi dhe shtetërore.
Zaevi paralajmëroi një kapitull të ri katërvjeçar me qëllime mirë të vizatuara- të ardhme evropiane, zhvillim ekonomik, përballje të suksesshme me pandeminë, imunizim masiv, rend, drejtësi dhe disiplinë, sundim joselektiv të së drejtës, standarde evropiane në vend.
“Themeli i politikës së re, ndryshimet dhe energjia e re janë siguruar. Të parët jemi në ndryshime në vlera. LSDM është bartëse e kohës së re”, theksoi Zaevi.
Kongresi i LSDM-së u mbajt në mënyrë elektronike për shkak të pandemisë korona.