Në 10 maj, militantët palestinezë nga Rripi i Gazës lëshuan rreth mijëra raketa në drejtim të Izraelit dhe gjysma prej tyre u rrëzuan, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes së Izraelit.
Të paktën 148 persona, përfshirë 41 fëmijë janë vrarë në Gaza që kur përplasjet përshkallëzuese filluan të hënën e kaluar, ndërsa Izraeli ka lajmëruar 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë.
“Hamasi dhe Xhihadi Islamik kanë qëlluar 3.100 raketa nga Gaza në shtatë ditët e fundit. Ky është sulmi me raketa më i madh që Izraeli ka hasur ndonjëherë në historinë e tij”, lajmëron Tass.
Ministria izraelite e Mbrojtjes tha në njoftim se 450 raketa ishin rrëzuar në Gaza dhe 1.210 ishin rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore “Perdja e Hekurt”.
Ish ministri i Mbrojtjes së Izraelit Naftali Benet ka thënë se Izraeli, jo Hamasi, do të vendosë kur të pezullojë operacionet ushtarake. Ai shtoi se Izraeli do të vazhdojë operacionet e tij derisa të ketë përfunduar punën e tij.