Marrëveshja e Prespës solli zgjidhje të cilat do të thonë miqësi, progres dhe ekonomi, konstatuan kryeministri Zoran Zaev me homologun grek, Kirjakos Micotakis në takimin në Qeverinë në Athinë.
Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, në takim në të cilën morën pjesë edhe zëvendëskryeministrat për Çështje Evropiane dhe Ekonomike, Nikolla Dimitrov dhe Fatmir Bytyqi, kryeministrat e dy vendeve konstatuan progres në zbatimin e deritanishëm të obligimeve të Marrëveshjes së Prespës prej të dyja palëve dhe shprehën gatishmëri për implementimin e plotë dhe të papenguar të mëtejmë.
Lidhur me eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut kryeministri Micotakis, thuhet, e porositi kryeministrin Zaev se Greqia gjithmonë do të jetë aleate në të cilën qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjithmonë do të mund të mbështeten.
Bashkërisht ishte konstatimi i kryeministrave se Maqedonia e Veriut nuk mund dhe nuk guxon të presë më tej në rrugën evropiane dhe se negociatat inkuadruese me BE-në duhet të fillojnë sa më parë.
Vendi dëshmoi se ka kapacitet serioz të kontraktojë dhe plotësojë marrëveshje për miqësi, konstatuan Micotakis dhe Zaev.
Shtesë në takim u nënvizua se nuk është opsion të ndahen Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nga aspekti i fillimit të procesit të negociatave me BE-në.