Heqje e kufizimit të orarit të punës dhe të vendimit për ndalesë me punë në pjesët e brendshme të objekteve hotelierike ose të paktën leje për punë brenda atyre objekteve që kanë “certifikatë ari” janë pjesë e kërkesave që Oda e pavarur hotelirike këtë mëngjes do t’i dërgojë në Komisionin për sëmundje infektive dhe në Ministrinë e Shëndetësisë.
Nga OPH kërkojnë që të hiqet edhe ndalesa për performancë të grupeve muzikore në objektet hotelierike dhe të lejohen të zhvillohen ngjarje, festime dhe festa në të gjitha objektet e hotelierisë në përputhje me propozim – protokollet që do të përgatiten. Propozohet që të lejohen në të njëjtën tavolinë të ulen gjashtë ose më shumë njerëz.
“Në rast kur bëhet fjalë për një familje të tërë (familje tradicionale të disa brezave) me më shumë se katër persona, të lejohet si familje të gjithë të ulen në të njëjtën tavolinë, ndërsa të mos i fyejmë vlerat e familjes dhe ta ndajnë familjen që jeton nën çatinë e njëjtë në dy ose më shumë tavolina vetëm sepse e njëtja është më e madhe se katër persona”, thekson OPH.
Nga OPH presin që Komisioni për sëmundje infektive do t’i marrë parasysh këto propozime të tyre gjatë krijimit të masave të reja.