CIVILi organizon panel diskutimi në temën barazi, mosdiskriminim dhe multikulturalizëm në Maqedoninë e Veriut: Gjendje, sfida dhe perspektiva, më 18 maj (e martë), në hotelin Park Rezidence ( pas stadiumit të qytetit) në Shkup, me fillim në ora 13.
Paneli është pjesë e projektit “Perspektiva evropiane” të cilin CIVILi e zbaton me mbështetje nga Ministria për Punë të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë nga 1 prilli 2021.
Si janë gjendjet dhe trendët në Maqedoninë e Veriut në aspektin e mbrojtjes nga diskriminimit? Me cilat sfida përballen institucionet, bashkësitë, mediat dhe shoqëria në tërësi në fushën e marrëdhënieve ndëretnike dhe mbrojtjen nga diskriminimi? Cilat janë perspektivat e shoqërisë tonë në aspektin e promovimit të vlerave evropiane, dhe në atë kuptim edhe kultivimin e barazisë dhe multikulturalizmit, si dhe mbrojtjen nga diskriminimi në vendin tonë? Këto janë disa nga pyetjet të cilave do të tentojmë t’u përgjigjemi bashkë me Ju në këtë ngjarje publike.
Në pajtim me protokollet për mbrotje nga Kovid-19, paneli do të mbahet pa publik, ndërsa panelistëve do t’u mundësohet prezencë fizike dhe onlajn. Ngjarja do të zgjasë 60 minuta.
Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejtë në video kanalin dhe Fejsbuk faqen e CIVILit, ndërsa përmbajtjet që do të dalin nga ngjarja, do të publikohen në CIVIL MEDIA, platformën mediatike të organizatës, në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. Ekipet televizive janë të mirëseardhura, me lutje t’u përmbahen rreptësishtë protokolleve për mbrojtje nga Kovid-19.
Marrja e përmbajtjeve është e mirëseardhur, sipas licencës Creative Commons 4.0.
CIVIL