Spanja plotësisht e mbështet procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, është porosia e cila u dërgua sot në takimin e ministres spanjolle të Punëve të Jashtme, BE dhe Bashkëpunim Arança Gonzalez Laja me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrovin.
Në njoftimin e MPJ-së spanjolle theksohet se takimi është edhe një konfirmim për marrëdhëniet e mira midis të dyja vendeve, ndërsa në të është konfirmuar mbështetja e plotë e Madridit në procesin e integrimit të vendit në BE, por është biseduar edhe për mundësitë për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Gonzalez Laja ia ka ofruar Dimirovit mbështetjen dhe përvojën e Spanjës në lëvizjen përpara në proces, në fusha si janë çështjet gjyqësore dhe sundimi i së drejtës, agjendën e gjelbër dhe agjendën digjitale.
Shefja spanjolle e diplomacisë ka shprehur dëshirë sa më shpejt të jetë i mundur miratimi i kornizës negociuese me BE-në, si me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe me Shqipërisë, së bashku me fillimin e negociatave për inkuadrim.
Dimitrovin e shoqëron kryeministri Zoran Zaevi gjatë vizitës në Spanjë, në kuadër të së cilës janë paraparë takime me kryetarin e Qeverisë spanjolle, kryetarin e Dhomës së Lartë të Parlamentit dhe kryetarin e Konfederatës spanjolle për biznes dhe organizata.