Sfidat kryesore të përshkruara në Raportin, për të cilat duhet të punojmë së bashku me Këshillin gjyqësor dhe pjesëmarrësit e tjerë në gjyqësor janë modernizimi i gjykatave, përforcimi i stafit dhe rritja e transparencës, deklaroi sot ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq gjatë prezantimit të Raportit të dytë kombëtar nga matrica e treguesve për matjen e performancës në gjyqësor.
Ministri Mariçiq tha se nevoja për të rritur transparencën dëshmohet veçanërisht nga treguesit e shumtë në Raport, në të cilin pikëpamjet dhe mendimet e gjykatësve nga njëra anë dhe avokatëve dhe mediave nga ana tjetër, shpesh janë diametralisht të kundërta.
“Siç e dini, Qeveria së fundmi e miratoi Planin për digjitalizimin, të cilin nga ideja dhe planifikimi ne hyjmë në fazën e implementimit. Sipas planit, në një kohë relativisht të shkurtër, pothuajse 200 salla gjyqi do të digjitalizohen plotësisht, në të gjitha gjykatat në vend. Ky është një hap me të vërtetë i rëndësishëm, mbi të gjitha teknologjik që sigurisht do të rrisë transparencën dhe efikasitetin e gjykatave, dhe kështu do të përmirësojë perceptimin e qytetarëve për punën e tyre”, tha Mariçiq.
Në këtë kontekst, siç tha ai, është analiza e situatës në fushën e “efikasitetit”, ku të anketuarit besojnë se është i nevojshëm avancimi teknologjik dhe modernizimi i gjykatave, si dhe forcimi i stafit.
Sipas Mariçiq, problemet në gjyqësor aktualisht janë duke u zgjidhur, si dhe perceptimet e gjyqësorit që janë grumbulluar gjatë viteve. Ai tha se me angazhim, në një proces gjithëpërfshirës, i cili do të përfshijë të gjithë faktorët në gjyqësor, imazhi i sistemit ligjor mund të ndryshohet me shpejtësi.
Raporti i dytë kombëtar i lëshuar nga Qendra për Kërkime dhe Analiza Ligjore bazuar në rezultatet e matjes me matricën e treguesve për matjen e performancës dhe reformave të gjyqësorit është përfshirë në Strategjinë për reformën në sektorin e drejtësisë për periudhën 2017-2022 me qëllim që rregullisht dhe mas objektivisht reformat gjyqësore në vend dhe si pasojë, përcaktimin e duhur të përparësive të rrugës së reformave.